Lënia në “arrest shtëpiak”, Frroku poston në Facebook lajmin, komenti: Drejtësia vendos

Mar 28, 2015 | 18:28
SHPËRNDAJE

Dy orë pas daljes nga Gjykata e Lartë, e cila i caktoi sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, e gjatë kohës kur deputeti ishte në drejtorinë e policisë Tiranë, në faqen zyrtare në Facebook të deputetit kristian-demokrat Mark Frroku është shpërndarë lajmi mbi vendimin e gjykatës. Teksa Mark Frroku komenton: Drejtësia vendos!

Postimi i Frrokut në Facebook
Komenti i Frrokut në Facebook

“Mos u trembni nga prangat e kosit e llalles”, ishte kjo batuta qe deputeti kristiandemokrat Mark Frroku u eshte drejtuar te afermve ne sallen e gjyqit, nderkohe qe ka hyre brenda me pranga ne duar ne gjykate, ne pritje te caktimit te mases se sigurise ne ngarkim te tij.

Pasi gjykata caktoi për të masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, deputeti Frroku ka dale nga gjykata pa pranga ne duar, i shoqeruar me duartrokitje nga familjaret, ka pershendetur me dore dhe ka thene vetem nje fjali te shkurter “Nuk kam asnjë koment. Drejtesia foli”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura