Lëngu i shegës, nga parandalimi i kancerit te mbrojtja nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit

Jul 26, 2017 | 10:10
SHPËRNDAJE

Lëngu i freskët nuk duhet të jetë i gjelbër ose plot me spinaq për të qenë i shëndetshëm. Sot, lëngu i shegës është duke u studiuar për përfitimet e panumërta shëndetësore që ka.

Duke u përdorur për mijëra vjet si ilaç, lëngu i shegës mund të ndihmojë për parandalimin e kancerit, ju mbron nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Ndërsa të pasurit e antioksidantëve me shumicë e bën shegën aleat të fuqishëm kundër plakjes.

I kthen elasticitetin lëkurës, duke luftuar njëkohësisht kundër ekzemave, psoriazës dhe lëkurës së djegur nga dielli. Acidet yndyrore që përmban reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj. Më poshtë janë disa nga përfitimet potenciale të shegës.download (1)

ANTIOKSIDANTË

Kokrrat e shegës e marrin ngjyrën e tyre të kuqe nga polifenolet. Këto kimikate janë antioksidantë të fuqishëm. Lëngu i shegës përmban nivele më të larta të antioksidantëve në raport me shumicën e lëngjeve të tjera të frutave. Shega gjithashtu ka tri herë më shumë antioksidantë se vera e kuqe dhe çaji jeshil. Antioksidantët në lëngun e shegës mund të ndihmojnë në largimin e radikalëve të lirë, mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe zvogëlojnë inflamacionin.

VITAMINË C

Vetëm një gotë e vetme me lëng shege mund të plotësojë 40 për qind të kërkesës suaj të përditshme për vitaminën C, prandaj zgjidhni lëngun shtëpiak ose të freskët të shegës për të përfituar shumicën e lëndës ushqyese.

PARANDALIMI I KANCERIT

Së fundmi, studiuesit kanë arritur në përfundimin se lëngu i shegës mund të ndihmojë në ndalimin e rritjes së qelizave të kancerit të prostatës. Pavarësisht nga studimet e shumta mbi efektet e lëngut në kancerin e prostatës, rezultatet janë ende paraprake. Këto rezultate inkurajuese janë vetëm fillimi, megjithatë duhet thënë se nuk ka përfundime të mbështetura në studime afatgjata që të provojnë hipotezën se lëngu i shegës parandalon kancerin ose minimizon rrezikun.

MBROJTJA NGA SËMUNDJA E ALZHEIMERIT

Antioksidantët në lëngun e shegës dhe përqendrimi i tyre i lartë besohet të pengojnë përparimin e sëmundjes Alzheimer dhe të mbrojnë kujtesën.

PËRMIRËSON TRETJEN L

ëngu i shegës mund të zvogëlojë inflamacionin në zorrë dhe të përmirësojë tretjen. Kjo mund të jetë e dobishme për njerëzit me sëmundjen e kolitit ulçeroz dhe sëmundje të tjera të zorrëve inflamatore. Përkundrejt kësaj ekzistojnë edhe besime se lëngu i lëkurës së shegës ndihmon për diarrenë.

ANTISTRES

Lëngu i shegës është një antiinflamator i fuqishëm për shkak të koncentrimit të lartë të antioksidantëve. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në të gjithë trupin dhe për të parandaluar stresin.

ARTRITI

Flavonolsi në lëngun e shegës mund të ndihmojnë në bllokimin e inflamacionit që kontribuon në osteoartrit. Ndërkohë që njihen efektet e saj pozitive për trajtimin e osteoporozës, artritin reumatoid dhe llojet e tjera të artritit.

SËMUNDJE TË ZEMRËS

Shega përmban substanca aktive, të cilat ndihmojnë në ruajtjen në mënyrë të shëndetshme të arterieve dhe sistemit kardiovaskular në përgjithësi. Ajo largon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, infarktin dhe krizat në zemër.

PRESIONI I GJAKUT

Tensioni i gjakut rritet edhe për shkak të ngushtimit të venave të gjakut. Shegët janë të mbushura me enzima që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Lëngu i shegës e ul tensionin e gjakut me më shumë se 30%.

ANTIVIRALE

Ndërmjet vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë imunitarë, si vitamina E, lëngu i shegës mund të parandalojë dhe të luftojë infeksionin. Shegët gjithashtu kanë rezultuar të jenë antibakteriale dhe antivirale në testet laboratorike. Ato janë duke u studiuar për efektet e tyre në infeksionet e zakonshme dhe viruset.

E PASUR ME VITAMINA Përveç vitaminës C dhe vitaminës E, lëngu i shegës është një burim i mirë i folatit, kaliumit dhe vitaminës K. Nëse vendosni të shtoni shegë në dietën tuaj të përditshme, kontrolloni etiketën për të siguruar se është 100 për qind lëng i pastër shege, pa sheqer të shtuar ose lëng të freskët.

KUJTESA

Konsumimi i një gote me lëng shege në ditë mund të përmirësojë të mësuarit dhe kujtesën, sipas një studimi të kohëve të fundit.

PERFORMANCA SEKSUALE DHE FERTILITETI

Përqendrimi i antioksidantëve në lëngun e shegës dhe aftë- sia për të ndikuar në reduktimin e stresit e bëjnë atë një ndihmë potenciale të fertilitetit. Studimet kanë treguar se stresi shkakton mosfunksionim të spermës dhe zvogëlon pjellorinë te gratë. Pirja e lëngut të shegës mund të rrisë gjithashtu nivelet e testosteronit te meshkujt dhe femrat.

QËNDRUESHMËRIA DHE PERFORMANCA SPORTIVE

Lëngu i shegës mund të jetë nxitës i ri i performancës sportive. Lëngu mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhembjes, gjithashtu zvogëlon dëmet e shkaktuara nga stërvitja.

DIABETI

Shega është përdorur tradicionalisht si një ilaç për diabetin në Lindjen e Mesme dhe Indi. Ndërsa shumë është ende e panjohur për efektet e shegës në diabet, kjo mund të ndihmojë në uljen e rezistencës ndaj insulinës dhe sheqerit në gjak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura