Lëndë plasëse në derën e banesën në Fier/ Pronari ndodhet jashtë shtetit, ja çfarë thotë policia

Nov 26, 2021 | 22:48
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i lëndës plasëse në derën e një banese në Fier mbrëmjen e sotme.


Polcia me anë të një reagimi zyrtar, bën të ditur se lënda ishte vendosur në derën e shtetasit me iniciale A.H.

Bëhet e ditur se në banesë nuk jeton njeri pasi pronari ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë e këtij shpërthimi, është dëmtuar vetëm dera e banesës.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura