Lëndë eksplozive makinës së punonjëse së policisë në oborrin e banesës

Jan 26, 2020 | 8:30
SHPËRNDAJE

Një sasi lëndë plasëse është vendosur natën e shkuar në afërsi të makinës së një policeje.

policia-elbasan-naten

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17/1, Durrës rreth orës 22:35 minuta të natës që lamë pas. Nga ngjarja, policia lokale thotë se ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës,  nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur një sasi e dyshuar lënde plasëse ne  afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura