Lëmshi i mediave greke për “nipin” e Sokol Kushtës, reagon legjenda vlonjate: Më bëhet qejfi, por…

Mar 8, 2021 | 21:03
SHPËRNDAJE

Supergoli i shënuar nga talenti shqiptar, Kristian Kushta në Ligën e Dytë greke ka bërë xhiron në mediat greke.

pjimage (77)

Këto të fundit i kanë kushtuar disa artikuj 23-vjeçarit, pas atij goli të shënuar në ndeshjes mes Karaiskakis dhe Ierapetra, Kristianin e quajtën si nipin e legjendës vlonjate, Sokol Kushta. Në mediat greke u përhap lajmi se Kristiani është nipi i  Sokol Kushtës, por legjenda vlonjate, në një prononcim për “Panorama Sport”, e mohoi këtë gjë, duke u shprehur: “Është fis tjetër shqiptar me mbiemrin Kushta, gjithsesi më bëhet qejfi”.

158693000_1891675737655831_4522559230132543930_n

Qendërsulmuesi 23-vjeçar është prodhim i akademisë së PAOK-ut, por me selanikasit nuk arriti të luante në elitën e futbollit grek. Ai është nën kontratë me PAOK-un që prej vitit 2016, por çdo sezon është huazuar. Fillimisht luajti në Sllovaki te Zemplin Mihalovce dhe Slavoj Trebishov, ndërsa më pas u rikthye në Greqi për t’u aktivizuar në ekipet e Ligës së Dytë si Aiginiakos, Karaiskakis dhe së fundmi OF Ierapetra.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura