Leli do trofeun e Kupës së Shqipërisë: Ekipi privat, kemi shpëtuar 700 milionë lekë nga buxheti

Mar 9, 2018 | 12:59
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kërkon nga Flamurtari Kupën e Shqipërisë dhe Kupën e Europës. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Bashkisë së Vlorës, Leli uroi për sa më shumë suksese për Flamurtarin në këtë sezon dhe shprehu edhe objektivat që vlonjatët presin nga ekipi.

Leli

“Dëshirojmë që ekipi i futbollit, Flamurtari, të na gëzojë këtë vit. Do të dëshironim ndonjë trofe. Urojmë të fitojmë Kupën e Shqipërisë si dhe të marrim pjesë në Kupat e Europës. Jemi shumë të uritur për trofe dhe kam bindjen se Flamurtari do të na e sjellë një të tillë këtë sezon”, tha Leli. Duke folur në Këshillin Bashkiak për buxhetin faktin të vitit të kaluar 2017, kryebashkiaku tha se bashkia nuk akordon asnjë lekë për Klubin e Futbollit Flamurtari. “Bashkia shpëton nga investimi për Klubin e Futbollit 700 milion lekë të vjetra në vit. Po ta kishim Flamurtarin do të duhet që të hiqnim nga buxheti këtë shumë. Unë falënderoj kompanitë turke, që administrojnë Flamurtarin dhe u shpreh mbështetjen time”, deklaroi Leli.

Administratori Idrizi shpeshherë ka kërkuar privatizimin e klubit, një procedurë, e cila ka nisur, por ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

E.Sika

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura