Të tjera tërmete vazhdojnë të bien. Dy brenda pak minutash. Mësoni madhësinë e tyre

SHPËRNDAJE

Pothuajse gjatë gjithë natës ka pasur lëkundje tërmeti, ku më i forti me magnitudë prej 3.7 është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Ky tërmet është regjistruar sërish në Durrës me thellësi 44 km.

Tërmetet vazhdojnë të bien edhe gjatë orëve të para të ditës së sotme. Rreth orës 09:09 minuta është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.4, ndërsa katër minuta më herët është regjistruar një tërmet prej 3.5.

Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 05:19 minuta me magnitudë 2.9. Ky tërmet është regjistruar në Gjokaj të Vorës me një thellësi prej 29 km.

Tërmeti më i fortë u regjistrua pasditen e djeshme me magnitudë 5.8, që sipas sizmiologëve është më i forti në 30 vitet e fundit.

terr

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.