“Lëkundje të tilla natyra i ka të nevojshme”, eksperti i bën thirrje qytetarëve: Lërini makinat, nuk ka arsye për të fjetur jashtë! Nuk do bëhemi kurrë si Japonia

Dec 1, 2019 | 18:57
SHPËRNDAJE

Inxhinieri Agim Seranaj nga rubrika Opinion” në News 24, teksa foli për situatën post tërmet u shpreh se lëkundje të tilla janë normale, pas një lëkundje me magnitudë të aq të lartë.

termet

Seranaj tha se Shqipëria nuk do të ketë kurrë fatin e Japonisë, por duhet të kuptojmë se pas lëvizjes së madhe të pllakave tektonike ato duhet të ri pozicionohen sërish.

Gjithashtu eksperti theksoi se të gjithë qytetarët e Tiranës që flejnë në makina duhet të kthehen në shtëpi.

“Duhet të mësohemi se të tilla lëkundje do ti ndjejmë. Ngjarje si në Japoni nuk do të kemi as në madhësi dhe as në frekuencë. Duhet ti quajmë normale. Duhet të kuptojmë pse natyra i ka të nevojshme. Tërmeti zhvillohet prej lëvizjeve të pllakave tektonike.

Janë pllaka të mëdha ato duhet të gjejnë ri pozicion. Kështu gjatë kohës që duan të stabilizojnë veten krijojnë edhe këto lëkundjet post shok. E fjetura në makinë duhet të eliminohet patjetër. Kur i shoh në makina me fëmijët, nuk i shoh dot. Kam qenë edhe në Durrës edhe në banesat apo pallatet që i kam parë që nuk kanë dëmtime dhe i kam thënë banorëve që të futen brenda. Nuk ka arsye për të fjetur jashtë”, tha Seranaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura