Leksionet e Matematikës dhe Kimisë do të transmetohen në RTSH. Ministrja e Arsimit publikon oraret (Detaje për klasat)

Mar 10, 2020 | 22:25
SHPËRNDAJE

Për të gjithë nxënësit që kanë ndërprerë procesin mësimor, nga dita e nesërme do të transmetohen leksionet e matematikës për klasat 6-12 në ekranin e televizionit publik.

89354888_2520516388205459_4083586022351306752_n

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bën me dije se leksionet e Matematikës do të jepen nga ora 10:30-12:00, ndërsa ato të Kimisë do të transmetohen nga ora 18:00-19:30

“RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12. Ndërsa nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1”, shkruan zonja Shahini.

Postimi i saj është rishpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Super Besa Shahini. Një lutje prindërve që do të jenë në shtëpi, që të kujdesen për mësimet dhe ndjekjen e klasave në ekran. Sipas planit, mësimet online dhe në RTVSH për gjithë periudhën e luftës me virusin, do të zgjerohen hap pas hapi #TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura