Leksione përgjegjshmërie nga Kosova, plan për sigurinë shëndetësore të sportistëve: Teste për të gjithë futbollistët

May 22, 2020 | 11:32
SHPËRNDAJE

Kosova është shumë herë në pararojë të veprimeve si duhet të sillet shteti në raport me sportin apo me sportistët. Së fundmi, ka qenë Federata e Futbollit të Kosovës që ka bërë njoftimin se për të gjithë lojtarët dhe punonjësit e klubeve të futbollit do të ketë teste të siguruara nga shteti, me kërkesë të institucionit futbollistik, para se futbolli të rinisë më 7 qershor.

stadiumi-fadil-vokrri-1-650x358_1535365650-6096563

Teksa në Shqipëri, numri i testimeve mbahet shumë i ulët në popullatë, në Kosovë krahas testeve të popullatës, është vendosur që i gjithë komuniteti i futbollit, para se të rikthehet për të luajtur, të testohet paraprakisht.

Ja njoftimi i FFK-së:

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet, futbollistët dhe opinionin e gjerë që është në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do të fillojë testimi i të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për ‘COVID-19’. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i IKSHPK-së, prof. dr. Naser Ramadani, me kërkesë të FFK-së, i kanë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar testet e nevojshme për futbollistët dhe stafin e klubeve dhe tashmë janë krijuar edhe ekipet mjekësore të cilat do t’i kryejnë testimet te futbollistët në çdo klub.Ballkanii-696x463

Andaj, FFK kërkon nga futbollistët që të jenë të qetë dhe të vazhdojnë punën pa panik me udhëzimet e publikuara nga IKSHPK, me shpresë dhe besim se i gjithë procesi i testimit do të kalojë mirë dhe asnjë prej futbollistëve nuk do të rezultojë pozitiv në ‘COVID-19’. Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë ata të cilët po reagojnë pa sens dhe pa dijeni, që të kenë kujdes për pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të zbatojnë në përpikëri udhëzuesin dhe protokollin higjieno-sanitar për stërvitje të dërguar nga FFK dhe t’u krijojnë sa më shumë lehtësira dhe siguri futbollistëve në këtë periudhë.

FFK falënderon edhe një herë ministrin Vitia dhe IKSHPK-në për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në luftimin e pandemisë ‘COVID19’ si dhe për mirëkuptimin e tyre për rifillimin e aktiviteteve të futbollit. Urojmë që edhe këtë sprovë ta kalojmë me sukses. Shëndet e punë të mbarë për të gjithë futbollistët!”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura