“Lekë në dorë qytetarëve”, Rama kujton periudhën e errët të skemave piramidale: Pas 15 prillit përcaktohen përfituesit e rinj të paketës mbështetëse

Apr 1, 2020 | 20:56
SHPËRNDAJE

rama per pasdite

Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjerimit të paketës mbështetëse për kompanitë, por tha se kjo nuk do të bëhet përpara 15 prillit. Afat ky që do shihet si do sillen kompanitë në raport me instrumentin e përcaktuar tani qeveria.

Mbase do na duhet të shkojmë edhe përtej garancisë sovrane, s’është dicka që nuk e kemi parashikuar, por jo sot e jo symbyllur se së pari duhet e do analizojmë 10 ditët e ardhshme sjelljen e kompanive në raport me instrumentin që u kemi vënë në dispozicion e së dyti nuk e dime sa do zgjasë lufta, edhe një vit po të zgjasë, kategorive që u derdhim në llogari gjatë këtyre 10 ditëve do ua derdhim deri në fund të luftës, ndërsa përfituesit e mundshëm nga zgjerimi i paketës mbështetëse do i përcaktojmë jo më parë se sa 15 prilli se do shohim të dhënat nga fronti i luftës, që mos të bëjmë hesape pa hanxhiun si ato që dëgjojmë në tv si kur flitet nga hëna. Imagjinoni ti mbaroni për një ditë ato që keni në shtëpitë tuaja për një javë‘.

Rama i është përgjigjur kritikëve në këtë mënyrë:

Receta magjike nuk ka e kush propozon ca receta me lekë në dorë për të madh e të vogël ose vjen nga rruga e piramidave që ju kujtohet të gjithëve si e hodhën në erë mbarë Shqipërinë, ose s’di cfarë flet se ska asnjë përgjegjësi për ti vënë në jetë ato receta sa qesharake e aq rrëmujëndjellëse ose përton të ndërrojë llakën e harruar mbi gramafon qysh para fillimit të luftës”.

Kryeministri gjithashtu u shpreh optimist se pavarësisht se kjo luftë ka prekur mbarë botën, Shqipëria do mund të sigurojë financime të huaja.

“Financime nga jashtë vendit por lufta s’është as lokale e rajonale por është lufta e tretë botërore e kanalet e financimit s’janë zgjeruar, por janë shumë më të ngushta se sa ishin përpara fillimit të luftës. Të gjithë po shohin shtëpitë e tyre. Taksiratet e vendeve më të mëdha janë edhe më të mëdha se taksiratet tona, se ne jemi mësuar me pak, e do dalim më të mirë e më të fortë në fund, përtej atyre që shihni në tv, sikur u derdhën lumë nëpër xhepat e popujve, shumëkujt që është mësuar me shumë do duhet të kënaqet me shumë më pak deri kur lufta të mbarojë, unë jam optimist se do i sigurojmë edhe financimet shtesë, duke u siguruar se kohëzgjatja sado e madhe, s’do na gjejë kurrsesi të papërgatitur“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura