“Leka për xhaxhi policin…”/ I doli kamera e fshehtë në media, efektivi që merrte rryshfet mëson vendimin e rëndë

May 16, 2018 | 18:42
SHPËRNDAJE

Pezullohet nga detyra efektivi në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, te cilit ne emisionin Stop iu publikua nje kamera e fshehte ku tregohej se si merrte rryshfet.

2-30-634x460

NJOFTIMI I POLICISE:

Në lidhje me videon e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “STOP”, në TV Klan, ku shfaqet një punonjës i Policisë Rrugore, me pretendimin se duke shfrytëzuar atributet që i jep funksioni si punonjës policie favorizon drejtuesin e mjetit në këmbim të përfitimit financiar, duke mos e ndëshkuar për shkeljen përkatëse të Kodit Rrugor, ju bëjmë me dije se:

Pas verifikimeve paraprake, u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë I.K., me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

SHÇBA ka filluar veprimet proceduariale dhe hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

JA KAMERA E FSHEHTE

Në zonën e Zogut të Zi, një qytetar hyri me makinë në një parakalim të gabuar, duke shkelur madje edhe sinjalistikën për ndalimin e këmbësorëve, por pasi i dha para policit rrugor, ai vendosi të mos e çojë para komisionit.

Polici Rrugor – Për atë manovrën aty dhe atë lloj shpejtësie, që ishe aty ti do marrësh masa, sepse aty thotë një vend ndalim këmbësorësh.

Qytetari – Q… robt! Dita e parë që vij në Shqipëri dhe veni gjobë, or burrë!

Polici Rrugor – Po ti e pe vetë sesi po ecje.

Qytetari – Mirë veje gjobën, ça ke për të vënë, hajde!

Polici Rrugor – Në rregull!

Qytetari – Veje gjobën, o vëlla, s’ka problem! Sa është gjoba?

Polici Rrugor – Gjobën e vendos komisioni, sa lekë do e marrësh.

Qytetari – Si komision?

Polici Rrugor – Patjetër!

 

Qytetari – Komision për këtë? Seriozisht e ke?

Polici Rrugor – Po hë! Si t’u duk ty? Si po ecje?

Qytetari – Po parakalim bëra, parakalim i gabuar, por jo komision, o burrë! Ve një masë gjobe, po jo komision se s’ka kuptim! Ç’është kjo punë?!

Polici Rrugor – Po ça të të shkruaj? I bie mos të ta shkruaj, më mirë të fal!

Qytetari – Po mirë, më fal! Po të jap një kafe dhe hajt shëndet! Prit aty sa të shkoj të thyej lekët se s’kam lekë shqiptare!

Polici Rrugor – Hape krahun aty, më andej!

Qytetari – Leka për xhaxhi policin!

Hë shefi? Ja, se ta jap prapë!

Polici Rrugor – Na merri këto dhe mos ec në atë lloj mënyre që ecën! Dakord?

Qytetari – Na shihi! Shihi, shihi se s’i ke parë mirë! (qytetari i jep lekët policit).

Polici Rrugor – A je dakord kështu?

Qytetari – O po erdha më në Shqipëri unë…

Polici Rrugor  Po erdhe më në Shqipëri?! Pse?

Qytetari – Po ça thu, or burrë! Këtu është katastrofë!

Polici Rrugor  Po të ecësh tamam, nuk është katastrofë.

Qytetari – Po leje, o burrë, se aty hyn në rreth si kafshë, mirë që s’të shtypin, të ecësh tamam…

Polici Rrugor – Po të ecësh avash, po të ecësh me rregulla… Edhe në Gjermani të ecësh tamam nuk të bezdis policia, gjithandej njësoj është.

Qytetari – Hajde mirupafshim!

Polici Rrugor – Mirupafshim!

Pra, polici rrugor pavarësisht faktit që i mori para drejtuesit të automjetit për të mos e nxjerrë para komisionit, e këshilloi madje të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura