Lejuan ndërtime pa leje, Gjykata e Beratit jep masën e sigurisë për tre inspektorë të IMT-së

Dec 6, 2019 | 16:49
SHPËRNDAJE

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre inspektorët e IMT-së, që lejuan ndërtime pa leje, raporton News24.

berat gjykatra

Të tre inspektorët u arrestuan ditën e djeshme dhe lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit.

Tre inspektorët janë:

– L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;

– E.V., 29 vjeç, banues në Berat;

– D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura