Lejuan kalimin kontrabandë të frutave e perimeve, pezullohen 3 doganierë në Kakavijë

May 6, 2015 | 20:02
SHPËRNDAJE

KAKAVIJE/ Tre doganierë u pezulluan sot nga puna, pasi një ditë më parë lejuan dy furgona të ngarkuara plot me fruta-perime të hynin në territorin shqiptar pa zhdoganuar mallin.

Dy furgonat me targa IMN 326 (Greke) dhe AA 623 KE, u ndaluan në rrugën kombëtare Kakavije-Gjirokastër, teksa po udhëtonin në drejtim të Fierit, thane per Panorama burime të besueshme nga Antikontrabanda.

Aksioni u organizua nga Drejtoria e Antikontrabandës. Aktualisht dy furgonat janë bllokuar në Doganën e Fierit për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Dogana e Kakavijes, shprehen se tre doganierët, përkatësisht R.Shehaj, V.Dh. dhe R. Mërtiri u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre është ngritur akuza penale per “Shpërdorim detyre”.

Autoritetet doganore saktësuan se ngarkesa me fruta-perime kushton mbi 5 milionë lekë, vinte nga Greqi pa asnjë detyrim doganor, kundrejt shpërblimit korruptiv të katër doganierëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura