Lejuan 1.6 ton drogë të kalonte nga Porti i Durrësit, ‘arret me burg’ doganierëve dhe policëve

Nov 27, 2015 | 11:18
SHPËRNDAJE

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre doganierë të portit të Durrësit dhe dy efektivë të policisë kufitare, në akuzë se lejuan të kalonte në port, 1.6 ton kanabis.

drogaGjykata vendosi “arrest me burg” për doganierët Redi Demiri 34 vjeç, Leonard Gremi, 42 vjeç, Ilir Shtama 42 vjeç dhe efektivët e policisë Fitim Demollari 45 vjeç dhe Artur Habib 51 vjeç.

Sipas akuzës, ata me mosveprimin e tyre lanë të kalonte në portin e Durrësit një sasi prej 1.6 ton kanabis sativa, e cila u kap në portin e Barit, në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura