Lejonin sallat e lojërave të fatit pa kasa kundrejt 100 mijë Lekëve, pranga 8 zyrtarëve të Tatimeve

Apr 17, 2015 | 17:17
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Arrestohen 8 zyrtarë të Lojërave të Fatit dhe Tatimeve dhe një menaxher i një rrjeti të lojerave te fatit.  Sektori për Korrupsionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe me Sektorin për Krimin Ekonomik në D.P.Q Tiranë, pas një hetimi disamujor nga struktura të specializuara për hetimin e rasteve të korrupsionit, finalizuan me sukses opracionin policor të koduar “Stop”, me arrestimin në flagrancë dy ditë më parë  të dy personave , ndalimin pasditen e sotme  të 8 personave të tjerë si dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve.

policia foto ilustruese

Si rezultat i këtij hetimi , u bë ekzekutimi i masave të sigurisë së Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Tiranë për shtetasit e mëposhtëm :

  1. Jani  Berukas, 39 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Përgjegjës Grupi në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,  
  2. Valentin Loka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë  specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,
  3. I.R, 28 vjeçe, banues në Tiranë, me detyrë  specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, arresty shtëpie.
  4. Trëndafil Tarja, 36 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale të “Shperdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, me detyrë Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,    
  5. Mensur Hoxha37 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, me detyrë përgjegjës grupi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,   
  6. Petrit Ahmetaj, 48 vjeç, banues në  Tiranë, me detyrë specialist në Agjensinë e Mbrotjes së Konsumatorit, në Bashkinë e Tiranës.  
  7. U bë ndalimi për shtetasin Maltan Jacaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë me specialist në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit,
  8. Kreshnik Kasaj, menaxher i një rrjeti lojërash fati në vend

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke shpërdoruar detyrën janë përfshirë në afera korruptive me kompani të basteve sportive dhe subjekteve të ndryshme të lojrave të fatit, të cilët kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma parash, që variojnë nga 90.000 deri në 100.000 lekë të rinj, në periudha te ndryshme kohore.

Nga ana grupit hetimor po kryhen veprime proceduriale hetimore me qellim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme si dhe identifikimin e personave te tjere të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, u bë shpallja në kërkim i tre shtetasve me inicialet AM, KD dhe X B, për të cilët po punohet për kapjen e tyre.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim te shtetasve të sipërcituar,  për veprat penale të “Korrupsionit pasiv e aktiv, të personave që ushtrojnë funksione publike” “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mospagim i tasksave dhe i tatimeve”,  “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259,  244, 245/1/2, 248, 181, dhe 25 të Kodit Penal. 

Më datën 15.04.2015, si rezultat i këtij procedimi penal , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasëve  Metjon Bijo(specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor) dhe Kreshnik Kasaj(menaxher i kompanie bastesh ne qytetin e Tiranes).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura