Leja për arrestimin e Doshit e Frrokut, PD braktisi votimin. PS: T’u hiqet imuniteti. Replikat Meta-Berisha-Dule (FOTO)

Mar 27, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën plenare të së enjtes raportin për lejimin e arrestimit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, pas shqyrtimit të tij si pikë të parë të rendit të ditës.

Pas debateve te ashpra gjatë shqyrtimit të raportit të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, PD braktisi seancën, duke e quajtur atë një farsë të mazhorancës.

Më herët PD kërkoi 48 orë kohë dhe shtyrjen e seancës së votimit, duke e argumentuar kerkesen me njohjen e materialit qe permban raporti i Keshillit te Mandateve, nderkohe qe kreu i qeverise, Rama ka kembengulur me vijimin ne respekt te Rregullores. 

Meta gjate fjales ne Kuvend

Ora 12:22 

Kreu i grupit kuvendor të PD, Edi Paloka tha se opozita është ‘pro’ heqjes së imunitetit të çdo deputeti, por nuk do të marrin pjesë në votimin e kërkesës së prokurorisë për Doshin e Frrokun, pasi e cilësojnë një farse të mazhorancës. 

Paloka: Meta akuzohet se ka urdhëruar e se ka dashur të vrasë dy deputetë. Kupola e ka fshehur 6 muaj…, kjo është e frikshme se me metoda mafioze dhe të manipulimit të shtetit po tentohet edhe sot të manipulohet kjo histori.

Dje në këshill…,u kërkua vetëm një provë nga deputetë të opiztës…i qëndrojmë parimit që s’duhet të kenë imunitet dhe vota jonë është ‘pro’.

Por kjo ë shtë farsë. Ndaj grupi i PD s’do të marrë pjesë në këtë farsë, për t’i qëndruar kësaj farse.

Dule: 15 minuta pushim…

Opozita braktis votimin për Frrokun e Doshin

Ora 11.47

Lexohen raportet e perpiluara nga PD e PS pas mbledhjes se Keshillit te Mandateve qe miraton kerkesen e prokurorise per dhenin e lejes per arrestin e dy deputeteve.

Subashi duke lexuar raportin

Deputeti Halimi

Halimi tha se hetimi i çështjes “Doshi” me Metën si kryeparlamentar është i pabesueshëm.

“Ka dyshime te plota se hetimi po manipulohet per t’i shitur shqiptareve nje farse…Prokuroria thotë se Doshi ka mbajtur nën kërcënim me armës Bamin…dje u pranua së ekziston një tjetër video. E regjistruar nga prokuroria e Krimeve të Rënda…ku rezulton se ky dëshmitar i arrestuar dhe ndaluar nën mbikqyrje policore kishte ndryshuar dëshminë e vet nën kërcënimin për jetën të tij, fëmijëve dhe familjarëve nga njerëz të pushtetit. Prokuroria thotë se video ekziston, por pret ta vërë në dispozicion të Kuvendit nëse ky do të kishte një kërkesë të tillë…Por kjo kërkesë u bllokua nga deputetët e PD, po kaq fatkeqësisht do duhet të vendosim pa e parë përmbajtjen e saj…por ekzistenca dhe përmbajtja e fakteve në të nuk u kundërshtua nga asnjë nga të pranishmit në seancën e Këshillit”. 

Meta në fjalën e tij

Subashi

Deputeti i PS-se, Armando Subashi duke kerkuar nga Kuvendi miratimin e kerkeses se Keshillit te Mandateve per heqjen e imunitetit te dy deputeteve ka thene se raporti i përpiluar dje i është shpërndarë kolegëve, e kanë përpara.

“Seanca e djeshme ishte publike dhe procedura është e qartë, pas dëgjimit konsensual, pavarësisht divergjencave të vogla në raport me procedurën, por edhe faktin nëse duhej proceduar me marrjen e provave, por në gjithë diskutimet edhe nga opozita u vu theksi që me ndryshimet në Kushtetutë, kemi një koncept të ri në raport me imunitetin e deputetëve. Mbizotëroi fryma që në fund të fundit Këshilli, por edhe Kuvendi nuk ka pse bëhet pengesë në këtë drejtim, nuk janë  këta që vendosin për arrestimin ose jo të kolegëve, këtë e bën gjyqësori, është Gjykata e Lartë që duke bërë vlerësimin do të marrë vendimin. Nga kjo pikëpamje ne arritëm në konkuzionin. Ajo që ne ramë dakord mbrëmë ishte që t’i propozojmë seancës që të pranojmë kërkesën e prokurorisë e t’i hapim rrugë vazhdimit të procedurave gjyqësore në raport me kërkesën e prokurorisë për dy kolegët tanë”- tha Subashi.  

Deputeti Halimi duke lexuar raportin e PD

Debatet ne Kuvend 

“Mendimi i mazhorancës nuk paraqet mendimin e opozitës. Nese mazhoranca e merr persiper te paraqese mendimin tone se di ca kemi parlament pluralist apo ca. Kerkoj qe mendimin e opozites ta jape zoti Halimi”, tha Paloka në seancë. 

Paloka në seancë

Dule: “Behet djale per keqkuptim…Me kerkesen e pjesetareve te opozites…, u shpreh kerkesa qe ne kete raport te artikulohet edhe mendimi i opozites, i cili eshte perfshire. Nese opozita do raportin e vet…, pa asnje problem”.

Halimi: “Duhet t’u themi qytetarve te verteten…ne fjalen e PD ne mbledhjen e keshillit…, qendrimi i PD duhet te shenohet qarte ne procesverbal, por s’u vendos se cila do te ishte data kur do paraqitej raporti…pas pak minutash ne perfundim te mbledhjes…, u shpreh se raporti do te paraqitej sot. Ju kam telefonuar, ju kam bere nje sms, sepse e jep sistemi qe e keni lexuar…”.

Dule: “Deshiroj t’ju kujtoj juve dhe te ve ne dijeni edhe koleget deputet per permbylljen e diskutimit tone te djeshem ne mbledhje…raporti do te reflektoje kete qendrim konsensual…si e doni formulimin. Keni thene: PD, deputete e PD jane gjithmone ne favor te kerkesave te prokurorise sa i takon anes proceduriale…ky proces eshte i kompromentuar…”.  

Deputetët e PD në seancë

Topalli: “Vota kunder e mazhorances mbreme, per te mos marre provat e dokumentat shtese, rast i paprecedente. Nuk mund te gjykohet pa prove. Prova eshte baza mbi te cilen mund te gjykohet cdokush. T’i kerkoni dosjet e dokumenta shtese sic ka ndodhur per heqje imuniteti, imagjinoni per arrestim”. 

Balla-Berishës: Çohu në këmbë, çohu në këmbë. Bëhu gati se do të flasë Meta. 

*** 

Sot ne Kuvend

Dule: Kodi i procedurës penale është amenduar në 2014 dhe kërkohet vetëm relacioni. Të gjitha rastet që u referoheni janë zhvilluar para ndryshimet të 2014, nuk jamë për të lexuar kodin, më falni Kuvendi, seanca plenare nuk është lexim ligjesh, i lexojmë në shtëpi, para se të vijmë në seancë. 

Berisha: Nuk e di zoti Dule, po si e ndjen veten ti që ulesh në vend të Metës, një minutë, ndjehesh komod që të kanë ngarkuar një rol të një njeriu akuzuar për dy vrasje, i cili në akt të pashembullt bllokon paraqitjen e provës, e bllokon për faktin e vetëm se i ka dërguar në qeli Bamit xhelatin për ti thënë se unë të pres kokat e fëmijëve nëse guxon të dëshmosh të vërtetën, nëse zoti Dule për çdo njeri, kjo ishte trillim, ai që e ka trilluar meritonte ndjekje për këtë, por nëse kjo është një e vërtetë aty në bango duhet të ishte Meta se pse ta them unë ty këtë, ti je parti e të Drejtave të Njeriut dhe sensi i së drejtës është sensi mbi të cilën është themeluar partia juaj, me këto veprime duket se bëhet avokatia e Metës që nuk shkon në tërësi me zhvillimin e seancës, stononte, edhe veprimet, ky grup e ka bërë të qartë qëndrimin, por a ka mundësi të votojnë njerëzit pa lexuar një gërme. Mirë ne që e ndoqëm po ata që se ndoqen a duhet të njihen me këtë dokument. Manipulimi po bie si kështjellë rërë, vetë prokuroia ka faktuar njohjen e Frrokut me Bamin, të gjitha cojnë te Ilir Meta. Nuk mund të veprojë dot Kuvendi në këtë mënyrë, deputetit nuk i mohohet kërkesa për provën, ne jemi për të proces të ndershëm ligjor, çfarë mund të themi ne për këtë.   

Dule: Nuk do ta prisja prej jush zoti Berisha personalizimin e kesaj ceshtjeje. Juve jeni në të drejtën tuaj të bëni politikë, ka disa rregulla loje, të shkruara e të pashkruara, drejtimi i seancës është komentencë institucionale dhe ju më sugjeroni të mos i ushtroj këto të drejta…

Meta nuk drejtoi sot seancën e Kuvendit, seanca u drejtua nga Dule

Rama: Respektoni rregulloren dhe ti japim fund historisë kur në Kuvend ne bëhemi dëshmitarë të shkeljes së rregullores dhe të procedojmë si e parashikon rregullorja, muhabetet e shtëpisë së oficerave le ti bëjnë në shtëpi të oficerave.

Meta: Zoti Dule vlerësoj tolerancën tuaj të jashtëzakoshme që s’ndodh në asnjë vend të BE, por dua t’ju kritikoj për intolerancë të krijaur pak më parë këtu.

Meta duke folur në seancë

Keni bërë të gjitha veprimet për një procedurë sa më transparanete. Keni bërë atë që s’kanë ndodhur asnjëherë që një deputet të falsifikojë raport mjekësor për t’ju shmangur prezencës… 

Topalli: Ti s’mund të flasesh këtu, je i akuzuar 

Meta ne ndenjeset e fundit te Kuvendit

Meta: Zoti Beqaj ju lutem ilaçet, u filluan krizat

Duke marrë raport mjekësor tek një mjek në spital privat, bashkëshortja e të cilit është punonjëse e Profarmës. 

Ketë falsfikitaor keni vendosur ta merrni, biles dilni edhe në fushatë me të. Do ju vlerësoj Shkodra. 

I krijuat mundësinë dje të ketë 5 avokatë. Deputeti kishte 5 avokatë, dy privatë dhe 3 të opozitës. 

I përshëndes deputetët e opozitës për mbrojtjen e shkëlqyer që i bënë klientit të tyre… 

Me qëtësi e dashuri, mos nxitoni. 

Prandaj zoti Dule si drejtues i seancës, që keni treguar durim të paparë, sa keni toleruar sa edhe një keqbërës t’i tregojë gishtin prokurorëve e t’i kërcënojë në sytë të gjithë shqipatrëve, e opzoita t’i bëjë iso…unë ju kërkoj që ju të repsektoni ëkrkesën e kryetarit parlamentartë PD, e pavarësisht se i keni pasqyruar në mënyrë besnike deklaratat….,t’i jepni mundësinë Halimit të japë mendimin e raportin e tij.

Sa tha zëdhënësi i Tomës për xhelatin e xhelatët s’kam asnjë vërenjte dhe keqardhje… 

Ekspozimi i çdo prove që është në hetim para se çëshjta të shkojë në gjykatë e bën çështjen të pavlefshme. S’keni as ju interes të bëhet publike se bëhet e pavlefshme. 

Të keni durim e besim…edhe dashura për doktor Flamurin.

….

Dule: Zoti Doshi e ka fjalen

Berisha kërkon fjalën

Rama: Ti je zoti Doshi, hajde çohu

Dule: Zoti Berisha të lutëm…ku qëndron se duhet shtyrë seanca, kur kërkesa për shtyrje është në kundërshtim me rregulloren…jemi në zhvillimin normal të seancës.

Mos u përpiqni asnjëra palë për përfitime politike. Nuk ka përfitimi politike. Jemi të dy duke u vlerësuar nga opinioni nga politika.

Dule: 5 minuta pushim 

*** 

Kryeministri Rama ka mbërritur në Kuvend rreth orës 10:00.

Rreth orës 10:15 ka mbërritur në Kuvend deputeti Mark Frroku. Kurse Tom Doshi ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se s’do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare. 

Frroku mbërrin në Kuvend

Ndërkohë mëngjesin e sotëm grupi guvendor i PD ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin e kërkesës së Prokurorisë. “Të vihet në dispozicion përgjimi ambiental”, thotë PD. Mësohet se opozita do të braktisë votimin për dy deputetët. 

Deputeti Frroku mbërrin në Kuvend

Dje Këshilli i Rregullores dhe Mandateve pas një seancë që zgjati rreth 5 orë, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të vendosur masën e arrestit dhe për të lejuar ushtrimin e kontrollin e banesave ndaj dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. 

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga Prokuroria, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi miratimin me konsensus kërkesën e Prokurorisë”, theksoi dje Kuvendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura