Lejet e ndërtimit, aplikimet do bëhen nëpërmjet Agjencisë së Territorit

Sep 4, 2015 | 10:59
SHPËRNDAJE

Që të marrësh një leje ndërtimi apo një leje zhvillimore duhet të kalosh nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Kjo strukturë e re e krijuar rishtazi nga qeveria do të do të administrojë të gjithë procesin e aplikimit për leje ndërtimi që kërkojnë miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit, duke ndjekur praktikën e kërkesës për leje në çdo zyrë të administratës publike, nga fillimi deri në marrjen e miratimit nga KKT.

ndertimet-tek-liqeni
PËRFITIMET
Kjo praktikë do të lehtësojë më së shumti zvarritjet që u bëhen qytetarëve kur u duhet të aplikojnë dhe të marrin një leje ndërtimore apo zhvillimore.

“Do të jetë kjo strukturë, e cila mbas kërkesës së depozituar nga investitori, do të ndjekë vetë të gjithë procedurën për pajisje me leje ndërtimi, duke bashkërenduar me të gjitha institucionet shtetërore për marrjen e dokumentacioneve të ndryshme, të nevojshme për pajisjen me leje zhvillimore. Kjo do të thotë se do të ketë një përshpejtim dhe eliminim të dukshëm të burokracisë dhe vonesave në shqyrtimin e këtyre kërkesave. Agjencia e re dhe shërbimi që do të ofrojë, do të sjellë efekte të menjëhershme në shkurtimin e afateve për marrjen e lejes zhvillimore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban, në varësi të së cilës do të jetë ky institucion.

LEJET E BASHKIVE
Agjencia, përveç lejeve që duan aprovimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, do të monitorojë respektimin e detyrimeve ligjore në dhe gjatë procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit nga bashkitë, nëpërmjet monitorimit të aplikimeve për leje ndërtimi. Kjo do të mund të kryhet përmes sistemit elektronik të aplikimit të lejeve të ndërtimit, që pritet të finalizohet deri në fund të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura