Lei Kraja e nis vitin me të dashur të ri, pas tradhtisë së bujshme moderatorja e sportit i ruhet së keqes: Do e zbuloj kur …

Jan 22, 2022 | 15:30
SHPËRNDAJE

Moderotja e emisioneve të sportit, Lei Kraja, e ka nisur Vitin e Ri 2022 me të dashur të ri, të cilin po bën të pamundurën që ta mbajë sekret sa më gjatë. Ish-missi e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur rregull në jetën e saj, pasi e ka pësuar një herë keq nga ish-i dashuri, e cili e tradhtoi.

lei kraja (6)

Lei ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e showbizit ‘Pikë’, ku ka lënë të kuptohet diçka në lidhje me jetën e saj private, por pa folur hapur. Lei është vënë para dy lojërave për të zbuluar më shumë mbi jetën personale dhe atë në ekran, duke qenë se njihet si një person që jetën private e ka mbajtur përherë larg publikut.

lei kraja (4)

Por këtë herë nuk i shpëtoi dot një pyetjeje për dashurinë. Kur u pyet nëse ka dikë në jetën e saj, ajo nuk pranoi të përgjigjej dhe në vend të saj zgjodhi të pinte një shots në ngjyrë të kuqe dhe buzëqeshi. Ndërsa kur u pyet për situatat më të sikletshme që ka përjetuar në televizion, ajo pranoi se një herë gjatë një interviste në stadium i janë grisur pantallonat, por fatmirësisht video nuk është ruajtur asgjëkundi.

lei kraja (3)

Por le të kthehemi tek i dashuri i saj aktual. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Lei e ka nisur Vitin e Ri me një dashuri të re, pasi po shoqërohet me një djalë që nuk njihet në publik, fakt që e ndihmon Lein që ta mbajë paksa private historinë.

lei kraja (2)

Frika e saj është përsëritja e ndonjë ndodhie të pakëndshme, si ajo e tradhtisë së mundshme, që e ka përjetuar një herë dhe kur e rrëfeu ishte një histori që bëri jo pak bujë.

lei kraja (1)

Gazetarja e sportit tashmë në ekranin e RTSH-së, Lei Kraja, pas shumë intervistave ku prezantohet si vajzë e hapur dhe ekstravagante, ka shfaqur ndonjëherë dhe anën tjetër, atë të qenit e mbyllur dhe hermetike, edhe pse është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

lei kraja (9)

Në një diskutim shumë interesant online me ndjekësit e saj, ajo u drejtoi atyre pyetjen: Cila është gjëja që nuk do ta falnit te një person? E duke u bazuar te përgjigjet e të tjerëve, ajo zbuloi edhe sekrete nga jeta e saj.

lei kraja (8)

Kur dikush shprehu faktin që ka bezdi partnerin që ndjek të tjera vajza në ‘Instagram’, ndërkohë që është një lidhje serioze, Lei pranoi se ajo vetë i vëzhgon profilet një nga një dhe nuk toleron aspak në këtë pikë, pasi së keqes duhet t’i ruhesh. Gjithashtu, si shumë vajza të tjera as moderatorja nuk e fal tradhtinë.

lei kraja (7)

Ndërsa me një detaj, mbase për një lidhje të shkuar, Lei tregoi se “nuk fal, nuk harron, dhe madje hakmerret”. Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, ku merr pëlqime e komente të shumta, por edhe me historitë që tregon nga jeta e saj. Ndjekësit janë kuriozë të dinë pothuajse çdo gjë për të, jo vetëm rreth jetës profesionale, por edhe rreth asaj private.

lei kraja (5)

E pyetur nëse ishte beqare apo në një lidhje, Lei zgjodhi edhe në atë rast të mos fliste, duke publikuar vetëm pyetjen pa një përgjigje. “Flirt kemi, por … publicitet”. E me sa duket ai flirt tashmë është shndërruar në një romancë të vërtetë.

lei kraja (6)

“Jam romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem. Nëse jo, më mirë vetëm. Kush tha që jam vetëm?! Jetën private e kam thënë nuk e zbuloj, por kur të martohem do ta tregoj”, tha ajo. Një tjetër ndjekëse e pyeti pak kohë më parë: “Tani je 28 vjeç, do të bësh fëmijë së shpejti?”. Lei u përgjigj: “Nuk i dihet kurrë”, duke nënkuptuar se tashmë e mendon veten edhe nënë në të ardhmen e afërt.

lei kraja (5)

Ajo publikon herë pas here edhe pyetjet provokative e pikante që i bëhen pa komplekse. Pak kohë më parë, dikush e pyeti: “Kur e ke humbur virgjërinë?” dhe Kraja iu përgjigj: “Me datën… Nuk është puna juaj”, shkroi moderatorja. Një tjetër e ka pyetur nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, pra, të varfër. Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.

lei kraja (4)

Moderatorja e njohur, Lei Kraja, ka rrëfyer edhe momentin më të frikshëm të jetës së saj, kur tentuan ta rrëmbejnë në New York. Gjatë një interviste tregoi se ndërsa po kthehej natën vonë në shtëpi pas pune, një person e ndoqi dhe tentoi ta fusë në makinë.

lei kraja (3)

“S’e di si kam shpëtuar”, rrëfeu moderatorja, teksa shtoi se për t’i ikur nga duart vrapoi nëpër shkallë dhe u fsheh. Lei Kraja u shpreh se ky episod aspak i këndshëm i ka lënë një shije të hidhur dhe sot e kësaj dite mban një çelës për t’u vetëmbrojtur, nëse del në rrugë gjatë orëve të vona të natës.

lei kraja1

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore atje. Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë. Kthehesha natën vonë, nuk mora as taksi, kot, as uber apo tren se e kisha shumë afër me shtëpinë. Shkoj në një garazh/parking sepse kaloja gjithmonë aty për më shkurt. As mami im nuk e di këtë, nuk ia kam treguar se s’doja të frikësohej. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time.

lei kraja2

Isha shumë e frikësuar. Dhe tani i them motrës sime që të bëjë kujdes. Vrapova nëpër shkallë, u futa, u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë atë kohë. Kur dola në rrugë kryesore, nuk e di ishte një shije shumë e keqe. Nuk udhëtoja dot më natën, s’e di isha shumë e frikësuar. Tani kur eci natën mbaj me vete çelësin, e kam si refleks.

lei kraja3

Nëse ndodh gjë, jam gati për të goditur. Nuk është i frikshëm New York, zona ku po ecja është e sigurt, por më qëlloi ai episod. S’kisha kurrë frikë, ai moment më uli pak me këmbë në tokë. Ua kthej meshkujve, nuk ua përtoj. Por këtu s’kam pasur ndonjë bezdi. Mos më ngacmoni se jam gati për të goditur”, u shpreh ajo, në “Natën me Aulonën”.

lei kraja (1)

Moderatorja foli edhe për jetën e saj private dhe marrëdhënien me nënën e saj. Lei Kraja rrëfeu se me mamanë e saj nuk ka folur kurrë për jetën intime, pasi e ëma nuk dëshiron të dijë për lidhjet e saj derisa të vendosë të martohet. Ndërsa tregoi se përse është aq e rezervuar për jetën personale dhe zgjidhi misterin se kush e shoqëronte në pushimet në Maldive.

lei kraja (5)

JETA E LEI KRAJËS PARA FAMËS: SHQIPTARËT E BËJNË TRAGJIKE NDARJEN, JA Ç’NDODHI ME FAMILJEN TONË QË U DETYROVA TË BRAKTISJA SHBA-NË

Lei Kraja ka zbuluar edhe detaje nga jeta e saj, duke folur rreth marrëdhënies me nënën e saj, pas divorcit të prindërve. “Mami ose do punonte për të na mundësuar një jetë të mirë, ose do rrinte me ne. Unë do rri me fëmijët, do jem më e hapur. Është ndjerë kjo që unë dhe ajo nuk i kemi diskutuar gjërat hapur sidomos në lidhje me djemtë, lidhjet intime. Ndërsa unë do jem shumë shoqe me fëmijën tim. Nënës sime nuk i kam thënë kurrë për lidhjen time të parë. Kur të martohesh do ma thuash. Kur të jesh gati për një marrëdhënie ma thuaj, më ka thënë ajo.

lei kraja (3)

Ndërkohë unë jam 28 vjeçe. Por për momentin zemra nuk zbulohet, njësoj si vota (qesh). S’kam qejf të flas për jetën time dhe familjen time nuk e ekspozoj. Gjërat e mia intime sa më pak t’i dinë njerëz, aq më e lumtur do jem, aq më shumë i shijon gjëra. Udhëtoj pa fund dhe disa vende nuk i kam postuar, i kam shijuar në maksimum. S’kam qejf të postoj me kë jam, çfarë ha dhe pi. S’kam problem thashethemet, për sa kohë jam e lumtur. Kur të jem e martuar dhe me fëmijë s’kam ç’bëj. Jam shumë e lumtur, këtë vit kam punuar me veten. Ndihem shumë mirë, e lehtësuar”, u shpreh Lei Kraja në një nga intervistat e saj.

/Panoramaplus.al

lei kraja (10) lei kraja (9) lei kraja (7) lei kraja hygerta sako (4) lei kraja (7) lei kraja (6) lei kraja fjoralba ponari (15) lei kraja fjoralba ponari (14) lei kraja fjoralba ponari (18) lei kraja fjoralba ponari (12) lei kraja fjoralba ponari (13) lei kraja fjoralba ponari (6) lei kraja fjoralba ponari (5) lei kraja fjoralba ponari (4) lei kraja fjoralba ponari (1) lei kraja (3) lei kraja (2) lei kraja (1) lei kraja (6) lei kraja (5) lei kraja (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura