Lei Kraja dhe Nik Xhelilaj vërtetojnë se janë bio, u japin fund dyshimeve me fotot e fëmijërisë

Nov 23, 2019 | 19:33
SHPËRNDAJE

Lei Kraja është një nga emrat më të përfolur në gazetarinë sportive, pasi është kthyer shpejt në një nga moderatoret më të pëlqyera edhe për pamjen e saj. Natyra e çiltër dhe transparente ka bërë që fansat ta ndjekin gjithmonë me kuriozitet për jetën në ekran dhe jashtë tij, pasi shpesh janë kureshtarë të dinë më shumë për pamjen e saj dhe nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje sado të vogël. 

Një nga ndjekësit e ka pyetur së fundmi nëse buzët i ka bio apo ka ndërhyrë. Dhe Lei ka zgjedhur t’i përgjigjet me një foto nga fëmijëria, ku dallohen qartë tiparet e saj të theksuara dhe mbi të gjitha, buzët. “Jo, bio 150%”, shkruan ajo. Përveç pyetjeve, moderatorja ka marrë edhe shumë komplimente nga fansat. E jo vetëm vajzat e ekranit, por edhe djemtë e njohur bezdisen nga pyetjet e shumta që u bëhen nga fansat nëse janë të pashëm vetë ose jo.

Aktori shumë simpatik, Nik Xhelilaj, po ashtu ka postuar një foto të fëmijërisë në rrjetet sociale, ku vërteton faktin se ai ka lindur i tillë. Një nga emrat më të suksesshëm shqiptar, i cili ka zgjedhur që karrierën si aktor ta vazhdojë në Turqi, ku u bë pjesë e kastit të aktorëve në filmin e njohur turk “Kryeqyteti Abdylhamid”, ka vendosur të hedhë dritë mbi të shkuarën e tij.

Ndonëse prej kohësh nuk jeton më në Shqipëri, Xhelilaj është kthyer pas në kohë para pak netësh, duke publikuar një foto të shumë viteve më parë. “Gëzuar Ditën Botërore të Fëmijëve. Rruga ‘Budi’, pallati 72. Tiranë 1992-1993. ‘Ndihmat’”, ka shkruar Niku në foton e shkëputur nga fëmijëria e tij, i rrethuar mes shokësh dhe shoqesh.

Miqtë apo ndjekësit e aktorit kanë komentuar menjëherë në postim, duke kujtuar plot nostalgji periudhën e atyre viteve, por edhe duke e komplimentuar për pamjen, gjithmonë me tipare të spikatura. Kujtojmë se disa vite më parë, Niku mori pjesë në disa projekte shqiptare, ndërsa më pas vendosi të largohej për në Turqi.









NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura