Legjenda Maldini vlerëson skuadrën e Gatuzos: Milan, beso në Champions!

Mar 13, 2018 | 19:03
SHPËRNDAJE

Që nga sot, në Shëtitoren e Nderit të Komitetit Olimpik italian ka edhe një pllakë kushtuar Paolo Maldinit. Si pasojë e një karriere të lavdishme, ish-kapiteni kuqezi është vlerësuar për kontributin e tij në sportin italian. Në përfundim të zbulimit të pllakës, 49-vjeçari ka dhënë disa deklarata për mediat. Në lidhje me Milanin, Maldini tha se: “Pas një fillimi të karakterizuar nga një varg vështirësish, aktualisht Milani është skuadra që gë- zon më shumë shëndet mes atyre që janë në garë për vendin e katërt. Mendoj se është e drejtë që ekipi të besojë deri në fund, edhe pse kjo është e vetmja mënyrë për të arritur rezultate. Futbollistët duhet të luftojnë në çdo sekondë për çdo centimetër në fushë, fundja kalendari ofron akoma ndeshje e po ashtu edhe përballjet direkte”.

maldini

Ish-mbrojtësi nuk i kurseu as këshillat për Napolin, i cili të dielën humbi kreun pas barazimit me Interin. “Napoli duhet të besojë gjithashtu te titulli, Juvja mund të gabojë ndaj duhet të jenë gati për të përfituar”.

Për sa i përket nderimit që iu bë, modest si gjithmonë legjenda e Milanit, i cili teksa falënderoi për vlerësimin tha: “Jam krenar dhe mirënjohës për këtë vlerësim të Komitetit Olimpik dhe për faktin që emri im do të jetë përkrah atyre njerëzve që i kanë dhënë më së shumti sportit në Itali. Ky çmim më jep akoma më shumë kënaqësi një javë pas humbjes së mikut Davide Astori, në nder të së cilit pikërisht Komiteti Olimpik vendosi edhe pezullimin e javës së Serisë A. Kujtimi i Davides do të jetë ngaherë me ne ndërkohë që shpresoj se reflektimet e javës së kaluar do të na ndihmojnë në të ardhmen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura