Legjenda gjermane i ngre gishtin e akuzës Ozilit: Nuk e justifikon ftesën në kombëtare

Jun 19, 2018 | 18:11
SHPËRNDAJE

Legjenda gjermane, Lotar Mataus, e ka ngritur gishtin e akuzës ndaj Mesut Ozil, për humbjen ndaj Meksikës. Lojtari që organizon lojën te ekipi i Lëvit, kritikohet për mungesë pasioni në fushë.

ozil

“Gjuha e trupit e Ozil është negative. Shpesh kam ndjesinë se Ozil nuk ndihet rehat me fanellën gjermane, sikur nuk është i lirë dhe nuk dëshiron të luajë. Pa zemër, pa dëshirë e pasion. Për pothuajse 2 vite, Ozil nuk e ka justifikuar nivelin e tij të lojës. Nëse gjërat shkojnë mirë, edhe Ozili luan mirë, por nëse diçka shkon keq, performanca e tij lë për të dëshiruar” – deklaroi Mataus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura