Legjenda e Juves: Ronaldo është i mahnitshëm në të gjitha aspektet, me të do të fitojmë Champions Leaguen

Sep 9, 2018 | 17:53
SHPËRNDAJE

Pavel Nedved është shumë i bindur se merkatoja e zhvilluar nga skuadra e Juventusit në këtë verë, ka qenë e duhura për të qenë favoritët kryesorë për fitoren e Uefa Champions League. Ish lojtari i bardhezinjve është shprehur për gazetën çeke “idnes.cz” ku ka thënë:

nedved

Në lidhje me lojtarin portugez, Kristiano Ronaldo ai është shprehur:

“Ne jemi shumë të lumtur që ne mund të mirëpresim në ekipin tonë një lojtar të tillë si Ronaldo. “Ai është i mahnitshëm nga të gjitha aspektet. Ai është një lojtar i cili po punon shumë për veten e tij. Ai është një udhëheqës, edhe pa folur lojtarët e ndjekin atë. Të rinjtë tanë kanë mundësinë të stërviten me të dhe të fitojnë edhe më shumë . Cristiano është një djalosh normal që i pëlqen të fitojë dhe dëshiron të jetë më i miri në çdo gjë. Ai më pyeti se si funksionon në Itali dhe çfarë mund të presë. Është shumë më e vështirë për të shënuar gola këtu dhe unë mendoj se ai e ka kuptuar këtë. Megjithatë, është vetëm një çështje kohe para se të fillojë të shënojë. Ai ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, por gjatë stërvitjes duket sikur tani ka filluar karrierën e tij. Është fantastike ta shohësh atë në terren, ai gjithmonë kërkon një mënyrë për të përmirësuar veten. Është shumë pozitive, veçanërisht për lojtarët e rinj që shohin çdo ditë shembullin e tyre”. Si klub kemi bërë një hap përpara dhe ne duam ta bëjmë atë në Champions Leage, ky kompeticion është objektivi ynë në vitet e ardhshme. Disa mund të kenë menduar se ishte çmenduri. Ne, Juventusi, jemi në pozitë ku është shumë e vështirë për të blerë lojtarë të cilët janë më të mirë se ato në 11-she”.

1534227681_175120_noticia_normal

Nedeved nuk u ndal vetëm te Ronaldo, por ai foli edhe për trofeun më të lavdishëm për klube Champions League-n.

“Drejtori ynë sportiv njëherë tha se ne mund të blinin Ronaldo-n. Ne kishim dijeni për klauzolën e blerjes së tij, e cila ishte ulur në 100 milionë €, kështu që u bë realitet. Ne diskutuam me presidentin, i cili e shikoi marrëveshjen nga të gjitha aspektet dhe përfundimisht ra dakord. Ishte vendimi i duhur, ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, kështu që ishte një lëvizje e mirë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura