Legjenda e Interit zbret me këmbë në tokë Lautaron që po shkëlqen: Kujt i plas për miqësoret…

Aug 14, 2018 | 23:05
SHPËRNDAJE

Shumëkush u habit nga goli që Lautaro Martinez shënoi në portën e Atletikos së Madridit, i cili i dha fitoren Interit në ndeshjen e fundit miqësore. Por, Kristian Vieri nuk emocionohet lehtë. “Bobo” e zbret me këmbë në tokë sulmuesin argjentinas, por edhe mediat që i thurin elozhe për ndeshjet miqësore.

lautaro martinez

“Goli i Lautaros kundër Atletikos? Seriozisht doni të më pyesni për një ndeshje miqësore. Kujt i plas çfarë bëhet në këto ndeshje? Kush i sheh? Këto janë vetëm për të pasur minuta në këmbë dhe u interesojnë vetëm trajnerëve. Nuk shpjegojnë asgjë. Lojtari duhet të jetë gati për fillimin e kampionatit në fundjavë. Këtë herë do të tregojë diçka. Sot për sot, një gol i tillë vlen zero. Kjo shërben për të bërë spektakël, për të shitur gazetat dhe për asgjë tjetër.

Nëse shënon me Sasuolon? Unë nuk flas dot me nëse. Kjo nuk vlen në futboll. Të shohim nëse është gati në ndeshjen zyrtare. Ajo është gjëja e vetme që vlen”, tha Vieri. Champions- Në deklaratën e bërë për “Sky Sport”, ish-bomberi italian flet edhe për Ligën e Kampioneve, duke treguar se Juventusi dhe Barcelona janë favoritet. “Është shumë herët për të folur për këtë çështje, por mendoj se Juventusi dhe Barcelona kanë ekipe shumë të forta dhe mund të shkojnë deri në fund”, përfundoi “Bobo”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura