Legalizimet, lista e 705 familjeve që marrin tapitë

Dec 7, 2017 | 12:21
SHPËRNDAJE

Legalizim_-_Ilustrimi_Jeta_ne_Kosove_174222Përfituesit e lejeve në 13 qytete, kompensohen për tokën edhe 108 pronarë

Vendimi për pronarët, emrat që marrin 60 milionë lekë

Agjencia e Legalizimeve publikon listën e re të përfituesve të lejeve të legalizimit. Gazeta zbardh emrat e 705 familjeve që do të marrin tapinë për tokën e zënë pa leje. Nga legalizimi përfitojnë familje në 14 qytete të vendit, nga Kamza e Tirana, deri në Shkodër dhe Sarandë. Në vendim, qeveria u kërkon hipotekave të regjistrojnë menjëherë tokën në emër të ndërtuesve pa leje.

“Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të regjistrojnë, brenda 5 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to”. Në të njëjtin vendim është parashikuar edhe kompensimi i pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet. Gazeta boton emrat e 108 pronarëve që përfitojnë në total rreth 60 milionë lekë kompensim. Pronarët janë në Tiranë, Durrës, Elbasan Shkodër, Vlorë e Kukës. Pronarët kompensohen nga Agjencia e Pronave pas paraqitjes së dokumentacionit.

Per te lexuar listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura