Legalizimet, 930 përfituesit e lejes për Tiranën e Durrësin

Feb 19, 2015 | 15:08
SHPËRNDAJE

ALUIZNI: Janë 120 qytetarë që marrin lejen, 810 duhet të tërheqin faturën

Agjencia e Legalizimeve ka publikuar listën me përfituesit e lejes së legalizimit për Tiranën dhe Durrësin.
Gazeta boton ditën e sotme emrat e 930 qytetarëve, nga të cilët 120 duhet të paraqiten pranë zyrës së ALUIZNI- t Tirana 1 për të marrë lejen dhe 360 të tjerë për të tërhequr faturën që duhet të paguajnë për parcelën ndërtimore. Pas likuidimit të faturës, këta qytetarë do të pajisen menjëherë me lejen e legalizimit. Bashkëngjitur kësaj liste janë edhe emrat e 450 qytetarëve që i takojnë qarkut të Durrësit, të cilët duhet të paraqiten për të marrë lejen. Sipas drejtuesve të drejtorisë rajonale të legalizimit për degën e Durrësit, pjesa dërmuese e këtyre lejeve i përkasin kryesisht qytetit të Durrësit, Shkozetit, Plazhit, Spitallës dhe zonës informale të ish-Kënetës. Sakaq referuar ligjit të ri të legalizimeve, për sipërfaqen deri në 300m2 toka paguhet me gjysmën e vlerës së tregut dhe jo më shumë se 2000 lekë për zonat urbane dhe 1500 lekë për komunat. Veç kësaj, 50% e faturës paguhet me bono privatizimi dhe për pagesat brenda 45 ditëve aplikohet zbritja me 20% e shumës së faturuar.

Legalizimet i lexoni duke klikuar ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura