Legalizimet, 580 emrat që marrin lejen në Elbasan

May 29, 2015 | 14:55
SHPËRNDAJE

Qytetarët duhet të paguajnë më parë faturën për parcelën ndërtimore

Dega e ALUIZNI-t Elbasan ka publikuar dje listën me emrat e qytetarëve që kanë gati lejen e legalizimit. Gazeta boton sot 580 përfituesit, të cilët duhet të paraqiten pranë zyrave të agjencisë për të lidhur kontratën e kalimit të pronësisë dhe për të tërhequr faturën. Pasi të kenë kryer pagesën e truallit me të gjitha lehtësirat dhe reduktimet që parashikon ligji i ri, atëherë ata do të kenë mundësi të tërheqin lejen e legalizimit. “Të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Pas 45 ditësh nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë”, thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

Klikoni ketu per te pare listen e plote

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura