Legalizimet, 560 emrat e rinj që marrin tapinë

Aug 21, 2015 | 14:48
SHPËRNDAJE

LegalizimetVendimi, përfituesit të shpërndarë në 10 qarqe të vendit

Zyrtarizohet lista e re me emrat e qytetarëve që marrin tapinë për truallin ku kanë ndërtuar pa leje. Pas miratimit në qeveri dhe botimit dje në fletoren zyrtare, 560 përfituesve iu lind e drejta për regjistrimin e pronës në Hipotekë në emrin e tyre, duke u bërë në këtë mënyrë pronarë të ligjshëm të saj.

PËRFITUESIT
Familjet përfituese janë të shpërndara në 10 qarqe të vendit, përkatësisht në Fier, Shkodër, Berat, Lezhë, Elbasan, Dibër, Gjirokastër, Kukës, Vlorë dhe në Tiranë. Ligji i ri i legalizimeve parashikon që kalimi i pronësisë të bëhet për sipërfaqe deri në trefishin e bazës së objektit. Për sipërfaqet deri në 300 m2 toka do të paguhet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë/m2. Veç kësaj, në ligjin e ri janë përcaktuar edhe disa lehtësi të tjera në pagesën e faturës për tokën e zaptuar. Për pagesat e menjëhershme aplikohet 20% zbritje. Ndërsa brenda 6 muajve nga data e tërheqjes së faturës, 50% e saj mund të paguhet me letra me vlerë.

PRONARËT
Ndërsa qytetarët që kanë ndërtuar pa leje do të pajisen me tapi, pronarët e shpronësuar për efekt të procesit legalizues do të kompensohen financiarisht. Për këtë kategori është adresuar 70 për qind e fondit të arkëtuar nga procesi formalizues i ndërtimeve në tokë shtet dhe tokë me pronarë. Ligji për kompensimin e pronarëve përcakton që masa e shpërblimit për këtë kategori të jetë deri në 57 për qind të vlerës së tokës.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura