Legalizimet, 546 përfituesit e lejes për qytetin e Tiranës

Mar 30, 2015 | 13:08
SHPËRNDAJE

ALUIZNI: Qytetarët duhet të tërheqin faturën e të kryejnë pagesën e truallit

Agjencia e Legalizimeve ka miratuar listën e re me emrat e qytetarëve që kanë gati lejen e legalizimit. Gazeta boton ditën e sotme emrat e 546 qytetarëve në kryeqytet, që duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana 1, për të tërhequr faturën që duhet të paguajnë për parcelën ndërtimore që kanë në posedim. Pasi të kenë kryer pagesën, ata do të pajisen me lejen e legalizimit. Menjëherë pas kësaj, ata kanë të drejtë të paraqiten në Hipotekë për të bërë regjistrimin e pronës në emrin e tyre. “Të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë”, thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura