Legalizimet, 485 familjet që marrin pronësinë mbi truallin

Oct 9, 2015 | 12:28
SHPËRNDAJE

LegalizimetVendimi i qeverisë, përfituesit të shpërndarë në 12 qarqe të vendit

Janë 485 familje që kanë ndërtuar pa leje, të cilat do të marrin tapinë për tokën e zënë. Pas vendimit të qeverisë, ALUIZNI ka publikuar emrat e qytetarëve që u është miratuar kalimi i pronësisë.
Përfituesit janë të shpërndarë në 12 qarqe të vendit, përkatësisht në Fier, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Elbasan, Berat, Korçë, Lezhë, Durrës dhe Kukës. Pas nënshkrimit të kontratës në prani të noterit, familjet që kanë emrin në listë kanë të drejtë të paraqiten në Hipotekë për të bërë regjistrimin e pronës në emrin e tyre. Sipas ndryshimeve të bëra në ligjin e legalizimeve, kalimi i pronësisë do të bëhet për sipërfaqe deri në trefishin e bazës së objektit dhe për ndërtimet me funksion banimi jo më shumë se 500 m². Skema e re përcakton që për sipërfaqet deri në 300 m² toka do të paguhet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë/m². Në ligjin e ri janë përcaktuar edhe disa lehtësi të tjera në pagesën e faturës për tokën e zënë. Kështu për pagesat e menjëhershme aplikohet 20% zbritje. Ndërsa brenda 6 muajve nga data e tërheqjes së faturës, 50% e saj paguhet me letra me vlerë. Vlen të theksohet se pas këtij harku kohor, nëse nuk kryhet pagesa, toka regjistrohet në Hipotekë në emër të ALUIZNI-t. Ndërsa ndërtuesit informalë do të pajisen me leje legalizimi dhe tapi, pronarët e shpronësuar për efekt të procesit legalizues do të kompensohen financiarisht. Kompensimi i tyre do të bëhet mbështetur në hartën ekzistuese të vlerës së tokës, miratuar një vit më parë. Ligji parashikon që 70 për qind e fondit të arkëtuar nga legalizimet të shkojë për kompensimin e pronarëve.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura