Legalizimet, 240 familjet që marrin tapinë në Tiranë

Jan 6, 2016 | 15:08
SHPËRNDAJE

LegalizimetALUIZNI: Qytetarët duhet të kryejnë pagesën e truallit

ALUIZNI ka publikuar dje listën me 240 familjet që marrin lejen në kryeqytet. Përfituesit janë të shpërndarë në 10 njësi bashkiake, përkatësisht 11, 8, 7, 6, 9, 4, 3, 2, 5 dhe 1. Agjencia e Legalizimeve sqaron se qytetarët që kanë emrin në listë, kanë detyrimin për të paguar faturën e truallit. Në bazë të ndryshimeve të miratuara nga qeveria, në fund të muajit dhjetor, shlyerja e pagesës nuk është parakusht për marrjen e lejes.

Familjet do të kenë mundësi të legalizojnë objektin edhe nëse nuk e derdhin shumën që u është faturuar për parcelën ndërtimore. Ajo që ndodh më vonë është se humbasin mundësinë për të përfituar nga lehtësirat që aplikohen brenda afatit 40-ditor. Sakaq, pas kësaj praktike, dosja depozitohet në Hipotekë nga ALUIZNI dhe regjistrimi i tokës bëhet me hipotekë ligjore deri në likuidimin e pagesës nga ana e qytetarit.

Per te lexuar lajmin e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura