Legalizimet, 177 familjet që marrin tapinë në Tiranë

Dec 27, 2015 | 14:35
SHPËRNDAJE

big_legalizimet_kamez_lajm

ALUIZNI ka publikuar dje listën e radhës me emrat e familjeve që marrin lejen e legalizimit. Gazeta boton sot listën e plotë me 177 emrat e familjeve që do të tërheqin lejet e legalizimeve për Tiranën.

Gazeta boton sot listën e plotë me 177 emrat e familjeve që do të tërheqin lejet e legali- zimeve për Tiranën. Qytetarët duhet të paraqiten në sportelet e agjencisë së legalizimeve për të tërhequr lejet e legalizimit.
Pasi të kenë kryer pagesën për parcelën ndërtimore, qytetarëve që kanë emrin në listë u lind e drejta për të tërhequr lejen e legalizimit dhe për të bërë regjistrimin e pronës në Hipotekë në emrin e tyre. Në bazë të ndryshi- meve të ligjit të legalizimeve, formula e re për llogaritjen e parcelës përcakton që qytetarët ta paguajnë tokën e zaptuar me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë m² për zonat urbane dhe 1500 lekë për komunat.

Ligji i ri parashikon një afat 6- mujor për kryerjen e pagesës së truallit. Gjysma e vlerës së faturuar mund të paguhet me letra me vlerë, pra 50 për qind e totalit. Kjo është një tjetër le- htësi, pasi redukton me 20 për qind të tjera koston që duhet të paguhet. Pas kësaj apliko- hen edhe disa zbritje të tjera.
Kështu, nëse likuidimi bëhet brenda 45 ditësh nga tërheq- ja e faturës, qytetari përfiton 20 për qind të tjera ulje. Ndërkohë, bëhet e mundur edhe falja me 10 për qind të tjera, nëse paguhen për dy vite rresht në mënyrë të rregullt dritat.

Për marrjen e lejes së legalizimit, procesi kalon në disa etapa, ku fillimisht kryhet matja e objekteve në terren për të kuptuar gjend- jen ekzistuese të tyre sot, më tej është sektori i
hartografisë, i cili bën grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave.

Etapa e tretë është kalimi i dosjes në sektorin e Urbanistikës, që përcakton problemet që mund të ketë objekti në lidhje me studime të ndryshme dhe etapa e katërt është kalimi i dosjes te sektori i çështjeve të pronë- sisë. Në këtë sektor përcakto- het nëse ky objekt është ndër- tuar në tokën e vet, në tokë shtet apo në tokë me pronarë.

LISTA ME LEJET E LEGALIZIMEVE PER TIRANEN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura