Legalizimet, 1760 përfituesit e lejes për qarkun e Durrësit

May 22, 2015 | 13:21
SHPËRNDAJE

ALUIZNI: Pjesa më e madhe e tapive në komunën Rrashbull

Dega e ALUIZNI-t Durrës ka shpallur emrat e qytetarëve që kanë gati lejen e legalizimit. Gazeta boton sot të plotë listën e 1760 përfituesve të tapisë për qarkun e Durrësit, kryesisht për komunat Rrashbull, Xhafzotaj, si edhe bashkitë Manëz dhe Durrës. Disa nga këto leje u shpërndanë dje nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Me ligjin e ri, qytetarët pajisen me tapi duke e paguar tokën me gjysmën e vlerës që ajo ka në treg, por jo më shumë se 2 000 m². Veç kësaj, për pagesat e menjëhershme aplikohet zbritja me 20% të faturës, nga ku 50% paguhet me letra me vlerë. Qytetarët kanë afat 6 muaj për shlyerjen e faturës, më pas prona regjistrohet në Hipotekë në emër të ALUIZNI-t. Kjo vlen për ata që kanë ndërtuar në tokë shtet dhe tokë me pronarë, pasi familjet që kanë shtëpi pa leje në tokën e tyre nuk kanë asnjë detyrim për të paguar.

Klikoni ketu per te pare listen e plote

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura