Legalizimet, 1270 familjet që marrin tapinë në Tiranë

Nov 24, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

LegalizimetALUIZNI: Duhet të paguajnë faturën për parcelën ndërtimore

ALUIZNI ka publikuar emrat e radhës me përfituesit e tapisë për kryeqytetin. Gazeta boton listën e plotë të 1270 familjeve që kanë gati faturën që duhet të paguajnë për parcelën ndërtimore. Vetëm pas shlyerjes së detyrimit financiar, qytetarit i lind e drejta për marrjen e lejes së legalizimit dhe regjistrimin e pronës në Hipotekë në emrin e tij. Sipas ligjit të ri, trualli llogaritet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2 000 lekë m2.

Gjysma e faturës mund të paguhet me bono privatizimi, ndërsa për pagesat e menjëhershme, pra që do të kryhen brenda 45 ditëve, aplikohet 20% zbritje. Familjet kanë 6 muaj afat për të paguar detyrimin me të gjitha lehtësirat dhe reduktimet e parashikuara, më pas toka regjistrohet në Hipotekë në emër të ALUIZNI-t.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura