Legalizimet, 1260 familjet që marrin pronësinë mbi truallin

Jan 13, 2016 | 10:38
SHPËRNDAJE

LegalizimetVendimi i qeverisë, përfituesit të shpërndarë në 11 qarqe të vendit

Qeveria ka miratuar kalimin e pronësisë për 1260 familje, që kanë ndërtuar pa leje në tokë me pronarë dhe tokë shtet. Lista është publikuar dje në Fletoren Zyrtare. Pas procedurave të kalimit të pronësisë, familjet që kanë emrin në listë kanë të drejtë të lidhin kontratën me noterin dhe të paraqiten në Hipotekë për të bërë regjistrimin e pronës në emrin e tyre.

Familjet përfituese janë të shpërndara në 11 qarqe të vendit, përkatësisht në Shkodër, Berat, Dibër, Tiranë, Korçë, Elbasan, Kukës, Vlorë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër. Ndërsa ndërtuesit informalë do të pajisen me leje legalizimi dhe tapi, pronarët e shpronësuar për efekt të procesit legalizues do të kompensohen financiarisht. Kompensimi i tyre do të bëhet mbështetur në hartën ekzistuese të vlerës së tokës, miratuar një vit më parë.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura