“Lefter Koka ka hapur vetëm kapakun e pusetës”/ Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës është ndër aferat më të mëdha korruptive! Përfshihet Rama dhe ministrat

Dec 16, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se çështja e inceneratorëve nuk është më e ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Kokës.

kryemadhi-rama

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi e çon vëmendjen tek inceneratori i Tiranës, të cilën e konsideron si një prej aferave më korruptive në vendin tonë.

Për këtë aferë, Kryemadhi dekaron se janë përfshirë kryeministri Rama si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kryetarja e LSI-së sqaron se në atë kohë, të gjitha vendimet i firmoste Niko Peleshi në detyrën e zëvendëskryeministrit, por për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës, i ka firmosur vetë Rama.

Kryemadhi: Zoti Rama ka bërë firmosjen e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit. Ju e dini shumë mirë që gjatë 4 vjeçarit të kaluar zoti Rama jo vetëm këtij 4 vjeçari por dhe atë tjetrin që kaloi ka qenë kryeministri që nuk ka firmosur fare vendime, përkundrazi të gjitha vendimet që merreshin në qeveri firmoseshin nga Niko Peleshi. Kjo është leja e ndërtimit që është dhënë për inceneratorin e Elbasanit. Më pas për inceneratorin e Fierit ky është bonusi që zoti Rama i ka dhënë firmës, e cila nuk hyri kurrë në garë për inceneratorin e Fierit, i dha 8 pikë maksimumin me vendim qeverie. Ky zotëria spara ishte asnjëherë në mbledhjet e qeverie për të firmosur por dora e tij e gjatë ka firmosur për inceneratorin e Fierit. Dhe më pas vazhdojmë për inceneratorin e Tiranës e cila është gropa më e madhe e skemës së inceneratorëve që ka dhënë leje me kusht në 2019. Por nuk është vetëm kjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura