Ledri Vula: Pse u prezantova si djali “pis” në klipin me Era Istrefin

Jul 23, 2015 | 13:38
SHPËRNDAJE


Dy këngëtarët e njohur, Era Istrefi dhe reperi Ledri Vula, kanë tërhequr shumë vëmendjen e fansave të tyre, pasi shfaqen si çifti simpatik në klipin e ri me titull “Shumë pis”. I pyetur nga “Panorama” se pse zgjodhi të përfaqësojë djalin problematik apo të ashtuquajtur “pis” në këtë klip, ai u përgjigj: “Ishte ideja e menaxherit tonë, Faton Shoshi, që ne të bënim një bashkëpunim të tillë me Era Istrefin, pasi dihet tashmë që jemi një kompani e përbashkët.

Mendoj se të përfaqësoja djalin “pis” ishte ide e qëlluar, shumë e gjetur dhe e sjellë fiks në momentin e duhur”, tha ai. Kënga është ritmike, verore dhe një ndër hitet e kësaj vere. Muzika është realizuar nga “Big Bang” në studion e “Red Box”, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë Era & Ledri. Videoklipi i xhiruar në Dhërmi është shumë veror dhe tërheq vëmendjen me skenat “hot”, ku Era bën lëvizje sensuale e veshur me bikini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura