Ledina Çelo shokoi në festival, stilistët: “Kush ka b… le ta zhveshë!”

Dec 23, 2016 | 23:07
SHPËRNDAJE

“-A keni tyl të zi? – E do për këndim apo për prezantim?!” Ky ka qenë statusi i disatë i ish-skenaristit të Festivalit të Dhjetorit në Radiotelevizionin Shqiptar, Edi Oga, për (zh)veshjen e prezantueses Ledina Çelo.

ledina

Në fakt, Oga nuk ishte i vetmi. Fustani, nëse mund të quhet i tillë, i Ledina Çelos, u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale sapo ajo u shfaq në ekran, për të vijuar me shpërndarjen e një fotografie që shfaqej me shpinë dhe komenteve të pafundme që pyesnin nëse ishte apo jo kjo një veshje e përshtatshme për një festival të këtyre përmasave, në Shqipëri.

Në fakt, ka të ngjarë që të mos ishte për fustanin e Ledinës, festivali të mos shihej! Pjesa më e madhe e njerëzve që u përfshinë në diskutimet që zgjatën gjatë gjithë ditës së djeshme thoshin se as që e kishin parë festivalin; shihnin vetëm fotografinë që qarkullonte në Facebook, shkruan “Panorama”.

ledina1

Mirëpo, ata që pohuan këtë, me siguri që janë bërë kuriozë mbrëmë, për të parë se ç’kishte veshur Ledina në natën e dytë të Festivalit dhe çfarë do thoshte për reagimet e njerëzve nga fustani i natës së parë.

“Ledina është vajzë e shkëlqyer dhe shumë serioze në punë. Kemi punuar bashkë në Festivalin e 42-të ku ajo prezantonte si partnere e Adi Krastës. Ju lutem, mos lejoni stilistët dhe rrobaqepësit të bëjnë shakara të tilla me të, në eventin kulturor më të rëndësishëm kombëtar!”, ky ka qenë statusi tjetër i Edi Ogës që, duhet thënë, nuk ka pasur suksesin e pyetjes për tylin e zi!

ledina2

Askush nuk mund ta detyrojë Ledinën të bëjë një gjë që nuk do; as stilisti e as rrobaqepësi, njësoj siç nuk e detyroi dot askush mbrëmë t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve se ç’mendonte për të gjitha komentet që i ishin kundërvënë?!

“Festivalin në RTSH e kam jetuar dy herë, si skenarist, në 2003 dhe 2012. Kur je brenda, të duket gjithçka si kryevepër… kur e sheh nga jashtë, si shikues, më pak. Ledina dhe Kasemi duhet të kishin më pak emocione dhe më shumë kimi dhe tekst!” ky ka qenë statusi i parë i Ogës, përpara shpërthimit të fustanit. Pas tij, kanë vijuar sa e sa njerëz të tjerë, të medias e jashtë saj, për të lënë mendimin e tyre rreth “tylit”.

ledina1

Shumë të tjerë, vetëm sa nuk janë shfaqur publikisht, sepse një mendim e kanë pasur edhe ata. Të njëjtën gjë bënë edhe të gjithë stilistët që pyetëm! Kërkuan të qëndrojnë të distancuar për të mos u përfshirë në zhurmën e komenteve që, kur nisin, e humbasin kontrollin.

Sipas profesionistëve (pyetëm më shumë se dy dhe për korrektesë, siç na kërkuan, nuk po u përmendim emrat), këngëtarja Ledina Çelo ka trupin e duhur për të veshur ç’të dojë dhe, nëse do të dalë e zhveshur, linjat ia lejojnë! Pra, përgjigjet ishin të qarta: “Nëse ka b…, le ta zhveshë!”, raporton “Panorama”.

Kjo ishte gjëja që duhej thënë me zë të lartë, por që askush nuk e tha, as Ledina vetë, duke lënë zhurmat e fustanit të sfumojnë gjithë qëllimin e Festivalit, këngën! Të revoltuarit e të inatosurit, në vend që ta hiqnin pamjen që i shqetësoi aq shumë, vazhduan ta shohin e të shkrepin foto për t’i ruajtur në celular.

Pakkush foli për aftësitë drejtuese të dy të përzgjedhurve… “Ju lutem! Mos na injoroni në këtë formë me 55-vjetore, moderatorë – pa 36 tingujt e shqipes e paradë fustanesh!!! Dikush duhet TË KTHEJË MBRAPSHT PARATË!!! Po na kthehet përcaktimi “aktor” e “regjisor” e “artist” – në OFENDIM!!! Ju lutem, se po “na merrni ftyrën”, e s’po na mbetet jetë, të merremi me profesion tjetër!”, ka shkruar aktori Genc Fuga.

Siç duket, i po të njëjtit mendim ka qenë edhe gazetarja Beti Njuma që shkruan: “Kjo zonja ka ardhur të prezantojë Festivalin, apo bythën?!”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura