Ledian Memushaj nis aventurën si trajner, ish-mesfushori i Shqipërisë do të stërvisë klubin italian

Jun 26, 2022 | 11:03
SHPËRNDAJE

Ledian Memushaj do të nisë për herë të parë aventurën si trajner.

MEMUSHAJ

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare do të stërvisë skuadrën e të rinjve të Peskarës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit italian, Daniele Sebastiani.

Vlonjati lë kështu futbollin e luajtur për të nisur një aventurë të re në arenën e trajningut.

35-vjeçari në 9 sezonet e fundit, 8 vite është aktivizuar me fanellën e Peskarës dhe vetëm një sezon ka mbajtur veshur fanellën e Beneventos, në sezonin 2017/2018.

Me skuadrën e Peskarës, Memushaj ishte futbollisti i parë i huaj me më shumë paraqitje në skuadër teksa ishte dhe kapiten i ekipit abrucez.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura