“Le të përgjigjet masha Basha e Kryemadhi, a i do listat e hapura?”, Spiropali: Ku keni parë sulltan e tiran ju që…

Jul 9, 2020 | 13:07
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e kuvendit i ëhstë përgjigjur opozitës brenda e jashtë kuvendit, lidhur me debatin për paktin e Reformës Zgjedhore dhe listat e hapura.

Në përgjigje të deputetit Murrizi, Spiropali ka thënë se kjo maxhorancë do të dilte kampione e durimit. “Do dilnim kampione botnore në të gjitha parametrat, do fitonim medalje për durim në vend të parë, se nga ne kërkohet jo vetëm cfarë uji i dhe gomarit, por edhe e e piu gomari ujin. Ne jemi përgjegjës për gjithçka, vetëm para pak ditësh po dëgjoja disa reagime të disave që më shumë pëllasin sesa flasin, një ishte lider i partie të vogël që pretendonte se nëse marrëveshja nuk votohej si e kishte menduar ai do dilnin nga zgjedhjet dhe do shpallnin revolucionin nga fillimi, ata që janë në këtë Kuvend duke deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe vijnë këtu me pretendimin të respektohet një marrëveshje, firmosur nga njerëz të nderuar, ndryshe nga ju, janë të nderuar, por ajo marrëveshje tani duhet të marrë vulën e ligjvënësit, kurse ata që flasin mirë do ishte të futeshin  aty dhe të respektojë pragun”- tha ajo.

Sipas saj, disa të tjerë, “na kërcënojnë publikisht, që ne tu japim gjithçka duan e vetë të mos kemi qasje, dialog me parlamentin, të respektojmë ata që ikën më vrap e të jemi ushtarë të një cete të shpartalluar që është aty jashtë. Por edhe me ju kemi rezerva, se na akuzoni jo sulltanat, diktaturë, keni parë ju ndonjë sulltan në botë që të mundohet të ulë të gjitha palët, të gjejë marrëveshje, më pas po ju si e doni, të pjekur, apo gjysmë të pjekur, nuk ka tiranë të këtij lloji”.

Spiropali një adresim e pati sot edhe për Shoqërinë Civile.

“Po Shoqëria Civile, ku është që doli i tha, lista të hapura nuk i duan rilindasit, ja ku e kanë, po themi i votojmë, këta pse janë fshehur këta, e kishin seriozisht këta që donin ti jepnin popullit të drejtën për të zgjedhur, apo ishin ca masha të masha Bashës që për vete është mashë. Tani masha Basha të përgjigjet i do listat e hapura ai si tha bashkë me Kryemadhin apo jo, ne jemi të hapur, do votojmë marrëveshje në kuvend jo në rrugë”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura