Lë takim në një apartament me një vajzë seksi, por i ndodh hataja sapo hap derën

Aug 17, 2018 | 14:18
SHPËRNDAJE

Dy transeksualë që banonin në Verona u arrestuan për grabitje dhe persekutim të një klienti për muaj me radhë. Burri, në këtë rast “viktima”, duke besuar se fliste online me një vajzë të re e të bukur la takim me të në një apartament në La Spezia. Sapo hapi derën shtangu kur kuptoi se ajo që e priste ishte një transeksual dhe u larguar duke e refuzuar raportin.

trans

Por, menjëherë i nisën kërcënimet. Hyrja dhe biseda e tij ishte filmuar. “Ne kemi videon e hyrjes tuaj në shtëpi, nëse ju s’na jepni 200 euro ne do ta postojmë online atë”.

Dhjetëra kërcënime, shantazh dhe fyerje, të cilat vazhduan pavarësisht se burri bllokoi disa herë numrat nga të cilët ai u kontaktua.

Por më në fund u dorëzua në polici për ndihmë. Pasi gjetën numrat e telefonit nga vinin thirrjet, karabinierët kapën dy transeksualë, tashmë të njohur nga policia për joshje të klientëve dhe më pas i shantazhonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura