Lë pasoja tek shikimi? Kryeministri Johnson shfaqet me syze: E kam nga koronavirusi

May 26, 2020 | 17:18
SHPËRNDAJE

“Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak te koronavirusit”, keshtu e shpjegoi kryeministri britanik, Boris Johnson, daljen e tij sot per here te pare me syze optike.

Pasi fitoi betejën me semundjen, kryeministri ka shfaqur probleme me sytë, shkruan Mirror.

Jonson-669x450

“Zbulova se duhet të vë syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak koronavirusi”, është shprehur Johnson në konferencën për mediat.

Ndonëse ndër simptomat e evidentuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk renditen problemet me shikimin, kryeministri britanik theksoi se nuk kishte pasur të tille shqetësim më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura