Lë pas jetën problematike në Shqipëri dhe zhvendoset në New York, Trejsi Sejdini sfilon në Javën e Modës

Feb 11, 2020 | 15:58
SHPËRNDAJE

Pak kohë më parë Trejsi Sejdini njoftoi se do të zhvendosej në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj atje.

Dhe modelja ka zhvilluar sfilatën e parë në Javën e Modës në New York.

Trejsi hapi shfaqjen e Raul Penaranda duke prezantuar koleksionin e 21-të të markës.

Modelja doli në pasarelë e veshur me një fustan të zi, ndërsa publikoi edhe disa imazhe nga sfilata e saj në Instagram.

“E lumtur që po hap shfaqjen për Raul Penaranda në Javën e Modës 2020. Faleminderit që më zgjodhët,”- shkroi ajo.

Trejsi u largua nga Shqipëria duke lënë pas jetën jetën problematike këtu.

Kujtojmë që ajo u përfshi në një skandal pasi i dashuri i saj, Leonard Duka, tashmë në kërkim nga policia, vrau ish-efektivin Santiago Malko.

Gjithashtu pak kohë më parë u publikua një video ku raportohet se Trejsi u rrah brenda makinës së saj nga disa çuna.

                    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura