Le muzikën, zbulohet arsyeja e dhimbshme e reperit shqiptar

Nov 9, 2019 | 15:31
SHPËRNDAJE

Reperi i hiteve të njohura, “S’kam kohë”, “Qa bone” etj, i cili jeton në Gjermani, duket se është lodhur nga karriera e tij muzikore.

Ai pak javë më parë njoftoi se ka vendosur të bëjë pushim nga muzika por edhe nga rrjetet sociale sepse dëshiron t’i përkushtohet më shumë familjes.

“Unë bëj atë që duhet bërë për familjen. Unë kam bërë 10 vjet burg për familjen. Në atë kohë ne u bëmë të njohur në Gjermani. 15 vjet më parë, e takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij për shkak të krizave. Në një moment erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që nga atëherë në jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi për çfarë kanë bërë për mua deri tani. Miami, Zuna dhe Nash, një bandë, një familje.Vendosëm të sjellim diçka. Kjo është arsyeja pse unë do të lëshoj një EP sonte, që do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat por edhe falas për ju.Në dhjetor, në rrjetet sociale do të pushoj pak. Do të bëj pak pushim. Do të kthehem me patjetër por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilën tani duhet të kujdesem. Jo si një Azet por si një Granit.Qoftë në Instagram apo turne, ju jeni gjithmonë në fillim dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë”.- shkruajti Azet në Instagram.

Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se humbja e të atit e detyroi Azet të shkojë drejt këtij vendimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura