Lë Gjermaninë për Shqipërinë, Kombëtarja përforcohet me një sulmues të talentuar

Aug 22, 2018 | 11:28
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e moshave U-17, ka marrë një përforcim me vlera. Sulmuesi 16-vjeçar, Fisnik Asllani, që më parë ka luajtur edhe për ekipet e moshave të Gjermanisë, është thirrur nga trajneri Mustedanagiç, për miqësoret që 17-vjeçarët do të luajnë ndaj Kosovës, në muajin shtator.

fisnik asllani

Asllani, me origjinë nga Kosova, luan në sulm, dhe është pjesë e akademisë së Union Berlinit. Lista e plotë nuk është bërë ende publike, por trajneri mendohet se do të provojë shumë lojtarë të rinj, me perspektivë për të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura