LDK-ja mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja

Jul 3, 2017 | 7:39
SHPËRNDAJE

Lidhja Demokratike e Kosovës mund të abstenojë nga krijimi i institucioneve për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me koalicionin PDK-AAK-Nisma dhe ngurrimit që të hyjë në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje.

1

Kjo mungesë vendosmërie, sipas burimeve brenda kësaj partie, është për shkak të frikës se mund t’i kontribuohet edhe më shumë fuqizimit të Vetëvendosjes, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë politike/koalicionet, zyrtarisht ende nuk i kanë nisur konsultimet për krijimin e koalicioneve paszgjedhore, ani se Komisioni Qendror ka shpallur rezultatet përfundimtare.

Ndërkaq, certifikimi i tyre pritet të bëhet gjatë kësaj jave, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të vendosë për 65 ankesat e deponuara.

Që nga përfundimi i procesit të votimit, Lëvizja Vetëvendosje është duke insistuar për një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, por pa sukses. Burime brenda LDK-së i kanë thënë gazetës se kjo parti është duke e shqyrtuar mundësinë që të mos hyjë në koalicion as me Vetëvendosjen e as me koalicionin PDK-AAK-Nisma, edhe me çmimin që të shkohet në zgjedhje të reja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura