LDK i përgjigjet Ramës për draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe: Propozimin mund ta bëjë vetëm qeveria e Kosovës, askush tjetër

Jun 8, 2023 | 16:33
SHPËRNDAJE

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

WH-Arben-Gashi-111-720x480

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se statutin e Asociacionit si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK-së.

Rama tha sot se drafti i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz që janë dy kumbarët e Propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit për të cilin e kam vënë në dijeni edhe presidentit e Këshillit Evropian, Charles Michele dhe palën amerikane.

Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropian, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë… Palët nuk po merren se kush duhet ta shkruajë këtë tekst se lëre më se çfarë përmbajtje do të ketë”, ka deklaruar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura