LAZARATI/ Kapet i shumëkërkuari për vrasje të punonjësit të policisë të mbetur në tentativë. I dënuar me 22 vite burg

Jul 8, 2015 | 8:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rreth dy javë pas vrasjes së efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha, në Lazarat, Policia e Gjirokastrës thotë se ka arrestuar një person të shumëkërkuar për kryerjen e disa veprave pelane.  

Alfons Buzheli, i arrestuar

Gjatë një aksioni të kryer pasditen e së martës, ka rënë në prangat e policisë 28-vjeçari Alfons Buzheri, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikeve” si dhe “Armbajtie pa leje”.

Ndaj Buzherit thuhet Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar Masën e sigurië në mungesë, “Arrest në Burg” për “Vrasje të  punonjësit të policisë e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Policia thekson se ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar Masë sigurisë në mungesë “Arrest në Burg“ për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikeve” dhe “Armbajtie pa leje”.

Gjithashtu, policia sqaron se Alfon Buzheli rezulton i dënuar 22 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ishte shpallur në kërkim edhe për një sërë veprash të tjera penale. “Më orët e mbasdites së ditës së sotme,  pas një operacioni të mirorganizuar  nga Drejtoria e  Forcës së Posaçme e Drejtorisë së Policisë së Shtetit  në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  dhe  Komisariatin e Policisë  Sarandë ,u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:  Alfons Buzheri, 28 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”,Gjirokastër, i dënuar me 22 vite burg  nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale: “Rrëmbim Personi kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrim të torturës”,-thuhet në njoftimin e Policisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura