LAZARATI/ Arrestohet bashkëpunëtori i sulmit ndaj policisë. Gjenden edhe municionet

Jul 4, 2015 | 15:22
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar sot një tjetër person që dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i autorëve të sulmit me armë mbi policinë.

Policia në Lazarat

I arrestuari është Baki Gjini, 21 vjeç, banues në Lazarat. Ky person ka tentuar edhe të fshehë në një vend më të sigurt armët e krimit të përdorura nga autorët. Armët janë gjetur dje nga Policia dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ato janë:

1 mitraloz i rëndë kundërajror 12.7 mm, me  këmbalec;  1 mitraloz i rëndë 7.62 mm, model 54, me 1 trekëndësh mbështetës; 2 automatik kallashnikov ;  4 karikatorë boshe dhe 2 me fishekë; 3 predha kundërtank; 2 mbushje të predhave kundërtank,; 1 granat-hedhës; 1 kasetë  metalike me 250 fishkë model 54; 1 shirit me 170 fishekë model 54; 1 shirit me 44 fishekë model 12.7; 1 arkë metalike me 50 fishekë model 54, kalibër 12.7; 1 arkë me 470 fishkë model 54, kalibër 7.62; 1 bidon 5 litërsh dhe 1 çantë lini me fishkë të ndryshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura