LAZARATI/ Forcat RENEA mbyllin operacionin dhe tërhiqen. Në fshat lënë vetëm 10 vetë

Jun 29, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Lazarati, Gjirokastra por edhe Shqipëria u trondit kur një efektiv i Forcave të RENEA-s u vra gjatë një operacioni policor në këtë fshat, ndërsa dy kolegë të tjerë të tij u plagosën në kokë dhe në shpatull dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë identifikimin e grupit të personave të armatosur që kanë qëlluar ndaj policisë. Operacioni për kapjen e autorëve ka nisur që pasditen e së mërkurës dhe vijon ende në Lazarat. 

Makina qe u gjet ne Lazarat dhe u sekuestrua

Ora 13:25
Pas pesë ditësh operacion në Lazarat, forcat RENEA janë tërhequr nga fshati dhe janë nisur drejt Tiranës.

Tërheqja vjen një ditë pas kapjes së dy vëllezërve Aliko, të cilët dyshohet se janë personat që qëlluan mbi furgonin e RENEA-s, ku mbeti i vrarë oficeri Ibrahim Basha.

Në operacionin e Lazaratit morën pjesë rreth 500 efektivë të RENEAS, por sot ata janë tërhequr nga fshati dhe kanë lënë pas vetëm dy grupe, pra 10 vetë.

Megjithatë, në fshat do të vazhdojnë  të qëndrojnë FNSH-të, që kanë mbi një vit që qëndrojnë aty, si edhe policia lokale. 

Zhvillimet e 27 qershorit

Ora 17:35
Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së shpejtë po vijojnë kërkimet me helikopterë për të lokalizuar pjestarë të grupit të zjarrit, të cilët janë shpallur në kërkim pas vrasjes së Ibrahim Bashës dhe plagosjes së dy efektivëve të tjerë. Sipas policisë, kërkimet janë shtrirë, jo vetëm në Lazarat, por edhe në zona të tjera përreth në Gjirokastër.

Ora 16:15- Ndalohet Dritan Shurdhi, vëllai i Sabri Shurdhit, i vrarë nga RENEA në operacionin e vitit 2007

Një tjetër person është ndaluar nga policia ditën e sotme në vijim të aksionit në Lazarat. Ai është shtetasi Dritan Shurdhi, i ndaluar në fshat rreth orës 16:15 të ditës së sotme.

Ai është vëllai i Sabri Shurdhit, të vrarë në vitin 2007 gjatë një aksioni të RENEA-s. Ndalimi i Dritan Shurdhit ka ardhur pasi pista kryesore e hetimeve për sulmin ndaj forcave RENEA ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha është hakmarrja për vrasjen e Sabri Shurdhit.

Efektivë të forcave speciale, por edhe ish-efektivë të këtij reparti, kanë pasur informacione edhe më parë që vëllai tjetër i Sabri Shurdhit, që aktualisht ndodhet në burg, Florian Shurdhi, po organizonte hakmarrjen për vrasjen e të vëllait më 7 shtator të 8 viteve më parë. Ky dyshim bëhet edhe më i arsyeshëm për forcat RENEA, duke qenë se ngjarja ndodhi në një kohë kur situata në Lazarat dukej më e qetë prej një viti.

Por edhe për faktin se grupi i armatosur ka qëlluar vetëm ndaj forcave RENEA, pasi ndaj tyre donin të hakmerreshin. Për disa orë me radhë, gjatë gjithë natës, personat e armatosur kanë qëlluar në kohën kur forcat e FNSH ndodheshin në fshat. Por të shtënat kanë qenë në ajër dhe në asnjë moment nuk është hapur zjarr ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Nga rindërtimi i vendit të ngjarjes, gjetja e provave, matjet dhe veprime të tjera hetimore që janë kryer dje, janë disa të dhëna që e lidhin sulmin ndaj RENEA-s me vrasjen e Sabri Shurdhit në vitin 2007. Personat e armatosur kishin zënë vend pranë memorialit të ngritur në kujtim të Sabri Shurdhit.

Ora 13:34
Tre të rinj nga Gjirokastra janë ndaluar në afërsi te Dogana në kryeqytet. Ata janë Klodian Selimi, 19 vjeç, Elvis Boci 19 vjeç dhe Dervish Gaba, 20 vjeç, të tre banues në Lazarat. Paraprakisht thuhet se ata nuk janë në listën e personave të shpallur në kërkim.

Ata janë shoqëruar për verifikim, pasi dyshohet të kenë dijeni për sa ndodhi në Lazarat.   

ORA 08:30

Tre të rinj, banorë të Lazaratit janë ndaluar si të dyshuar si bashkëpunëtorë të sulmit të 24 qershorit ku mbeti i vrarë një efektiv I RENEA-s dhe dy u plagosën. Policia e Gjirokastrës ben me dije se te ndaluarit janë Klodian Selimi, 19 vjeç; Elvis Boci, 19 vjeç dhe Dervish Gaba, 20 vjeç.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdher ndalimi per shtetasit e mesipërm pasi dyshohet se keta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punjësi i policies RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë”- njofton policia. 

Sipas saj ndalimi i tyre u bë për veprat: “ Vrasja e punonjësit të policisë,/në bashkëpunim/tentative si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda të parashikuara nga nenet Neni 79/b-25-22 dhe 278/5 të K.P.

Zhvillimet e 26 qershorit

Ora 17:25
Pas nisjes së operacionit për kapjen e personave të dyshuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, policia ka sekuestruar pasditen e së premtes sasi të konsiderueshme armatimesh në fshat. Burime nga policia thonë se në shtëpinë e Edmond Bocit, (i arrestuar më parë), janë gjetur disa armë të llojit automatik si dhe sasi të tjera municionesh dhe rrobash që mendohet të jenë përdorur në atentatin e kryer ndaj forcave të policisë. Sekuestrimi i armëve thuhet se është bërë në lagjen Gjokaj, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e personave të dyshuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Bashës dhe plagosjes së dy punonjësve të tjerë. 

Ora 09:00
Policia vijon edhe mëngjesin e sotëm me kontrolle në brendësi të fshatit Lazarat. Kontrollet janë përqendruar në banesa, ndërkohë që gjatë natës efektivët janë pozicionuar në pikat kyce të fshatit rebel.   

Zhvillimet e dates 25 qershor 

Ora 18:35
Pas vrasjes së efektivit të RENEA-s në Lazarat dhe plagosjes së dy punonjësve të tjerë, Policia e Shtetit njofton se gjate mbrëmjes se djeshme dhe deri në këto momente janë dorëzuar, kapur, shoqëruar gjatë kontrolleve në banesa në Lazarat rreth 45 persona. “Nga keta 2 janë arrestuar. 24 persona jane te shoqeruar dhe po vijojne veprimet proceduriale ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe Prokurorine e Rrethit Gjirokaster. Ndersa  18 persona pas verifikimeve te kryera jane lene te lire. Operacioni vijon dhe nuk eshte nderprere asnje çast”,-thuhet në një njoftim për mediat, ndërsa theksohet se operacioni do vijoje deri ne kapjen e personit të fundit që goditi me armë policinë.

Ora 17:30
Dyshimet e para per vrasjen e policit te RENEA-s, Ibrahim Basha bien mbi dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko. 

Ora 11.12

Policia bën të ditur se në grupin prej shtatë personash që nuk janë arrestuar ende tre më të rrezikshmit janë Bervin Basho dhe dy vëllezërit Arbion Aliko dhe Alban Aliko. Burimet bëjnë të ditur se 20 vjeçari Arbion Aliko ka qenë edhe në Siri me xhihadistët.

Faqja ne Facebook e Arbion Alikos


Ora 10.44
Policia ben te ditur se jane 14 te arrestuarit pas nisjes se aksionit te Policise. 
1.Zhaklin Dërxho                                          
2. Gurim Skënderi 
3. Albon Meçi
4. Denis Mahmutaj
5. Rustem Mahmutaj
6. Xhuljano Nuri
7. Fatmir Gërveshi
8. Sinan Rabaj 
9. Jeton Kalemi
10. Sevo Shurdhi 
11. Xhuljan Malo 
12. Gerald Bime
13. Xhemil Gjolleshi
14. Eligent Basha

Personat që nuk janë dorëzuar ende

  1. Arbion Aliko, 20 vjeç
  2. Alban Aliko, 18 vjeç
  3. Bervin Basho., 22 vjeç
  4. Edmond Boci, 48 vjeç
  5. Xhemal Gjini, 18 vjeç
  6. Albi Mahmuti
  7. Endush Aliko
  8. Ani Hiri.

 

Ora 06:50

Një tjetër person i shpallur në kërkim është dorëzuar mbrëmbë në Fier. Ai është Sebastian Shurdhi, i cili më pas është shoqeruar në drejtorine e Policisë Gjirokastër.

Zhvillimet e dates 24
Ora 23:30
Shkon në 11 numri i të arrestuarve nga Policia e Shtetit për ngjarjet e ndodhura në Lazarat, ku mbeti i vrarë një punonjës i RENEA-s dhe u plagosën dy efektivë të tjerë. Burime nga policia thonë se “Xhuljano Nuri, Fatmir Gerveshi, Xhemil Gjolleshi dhe Rustem Mahmutaj”, janë vetëdorëzuar dhe u janë vënë prangat. Pas arrestimit pritet të kryhen edhe procedurat për vlerësimin e rrezikshmërisë së tyre dhe lidhjet që mund të kenë pasur me ngjarjen. 

Ora 21:02 
Policia e ka ndërprerë mësymjen në fshatin Lazarat, për shkak të rrezikshmërisë së errësirës. Sipas një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se forcat e RENEA-s dhe FNSH-së nuk do të tërhiqen nga fshati por do të rifillojnë aksionin sërish nesër.

Ora 21:00
Burime pranë policisë në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se janë katër shtetas të tjerë që janë vetëdorëzuar. Ata janë: Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Meçi dhe Denis Mahmutaj. Së bashku me ata që u vetëdorëzuan më herët, Eligent Basha, Sinan Rabaj, Jeton Kalemi.

Forca policie te FNSH dhe forcat RENEA, duke ndaluar nje te ri ne fshatin Lazarat, ne Gjirokaster, gjate aksionit per te kapur grupin e zjarrit qe qelloi mbi forcat e policise

 

Ora 20:23
Gerald Altin Bime, 17-vjeçari një nga të shpallurit në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit ka thënë se disa prej personave në këtë listë i njeh dhe se me ta kanë qenë shokë fëmijërie që në klasë të parë.

Ai tha se jeton në Gjirokastër dhe se nuk ka qenë në Lazarat që prej një viti.

“Sot kam qenë gjithë pasditen në shtëpi, kam dalë që në orën 9 nga shtëpia kam shkuar tek lokali i kushërinjve dhe kam qenë në lokal tërë mbasditen edhe me babain. Kam një vit pa shkuar në Lazarat”,- tha ai në studion e “News 24”.

Sipas tij, arsyeja pse është në kërkim është se ka pasur disa foto me djemtë e tjerë që Policia i kërkon në rrjetet sociale. Ai tha se njihet edhe me Xhulio Malon dhe e Arbion Alikon.

Ora 20:05 
Kapet personi i parë i shpallur në kërkim nga forcat RENEA në Lazarat. Sipas Policisë, ai është Sinan Rabaj nga Lazarati.

Ora 19:37
Jeton Kalemi në studion e “News24”, ka hedhur poshtë edhe ai përfshirjen në grupin e zjarrit sot në Lazarat.

“Jetoj në Tiranë, kam katër pesë muaj. Skam qenë asnjëherë në Lazarat. Në Gjirokastër po se kam jetuar, por në Lazarat jo. Disa individë në Policinë e Shtetit duan të njollosin emrin e familjes sime, se i ka inat bizneset Policia, i sulmon. Tani nuk kanë probleme, por më përpara i ka sulmuar Policia. Tani e kanë hequr emrin, ka shkuar avokati. Unë s’kam lidhje, isha në shtëpinë time”,- tha ai.

Forca policie te FNSH dhe forcat RENEA, duke ndaluar Eligert Basha ne fshatin Lazarat, ne Gjirokaster

 

Ora 19:35
Vetëdorëzohet në Policinë e Gjirokastrës, Eligent Basha, 21-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Ai u vetëdorëzua në hyrje të fshatit Lazarat, ku fillimisht ka deklaruar: “Nuk kam qenë pjesë e grupit të zjarrit dhe e elementëve të armatosur të cilët qëlluan sot”. 

Pamje nga fshati Lazarat

Ora 19:10 
Xhemil Gjolleshi, 20-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia si person i dyshuar në lidhje me sulmin e orëve të fundit në Lazarat, ka hedhur poshtë pretendimet se ai ka lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë edhe një efektiv i RENEA-s.

Në një lidhje telefonike për “News 24”, Gjolleshi tha se ndodhej prej 4 ditësh në Vlorë me pushime dhe se për herë të fundit ka qenë në Lazarat, ditën e votimeve më 21 Qershor.

Nje prej te kerkuarve per ngjarjen e Lazaratit, Xhemil Gjolleshi ne studion e “News 24” ne Vlore

“Para gjysmë ore e pashë në media emrin tim. Unë ndodhem në Vlorë, ka katër ditë që jam në Vlorë. S’kam lidhje fare me këtë grup dhe me asnjë grup tjetër. Tani ndodhem tek Lagjia “Pavarësia”, kam ardhur me pushime. Në Lazarat kam qenë ditën e zgjedhjeve, shkova votova dhe erdha prap. Kaq. Do vete do dorëzohem në Komisariatin e Qarkut Vlorë. Nuk kam jetuar në fshatin në Lazarat, jam student”,- tha ai.

Ora 18:43
Pas vrasjes së efektivit të RENEA-s dhe plagosjes së dy efektivëve të tjerë, policia deklaron se ka identifikuar 21 shtetas si të dyshuar për sulmin e ndodhur. Policia thekson se aktualisht personat lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat.

Policia gjithashtu shprehet e vendosur “ta çojë operacionin deri ne fund deri ne kapjen e te gjithe personave te armatosur qe sulmuan policine. Nese grupi i armatosur do ti kunderpergjigjet policise me arme, policia eshte e vendosur ti asgjesoje”,- thuhet ne deklaraten per media. 

Ora 17:00
Rreth 400 forca të policisë lokale, RENEA dhe të FNSH-së rrethuan fshatin Lazarat. Forcat speciale u pozicionuan dhe mbajtën nën vëzhgim çdo lëvizje në fshat, teksa në pikat hyrëse e dalëse u ngritën postoblloqe policore dhe u patrullua me helikoptarë nga ajri. 

Makina qe u gjet ne Lazarat dhe u sekuestrua

Ora 15:21

Familjarët e viktimës deklaruan se e kanë marrë vesh ngjarjen përmes mediave mëngjesin e sotëm. Në një prononcim për “News 24”, vëllai i tij është shprehur: Dua që drejtësia të kthehet në vend.  

Makina qe u gjet ne Lazarat dhe u sekuestrua
Makina qe u gjet ne Lazarat dhe u sekuestrua

Ora 13: 26

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, për të parë nga afër gjendjen e dy policëve të plagosur në Lazarat.

 Ora 13:00

Drejtori i spitalit të Politraumës, tha në një prononcim për mediat se “dy të plagosurit erdhën nga spitali i Gjirokastrës, nuk kanë pasur probleme. Njëri ka një plagë në kokë sipërfaqësore, tjetri ka një plagë në shpatull. Besoj se nuk do të ketë pasoja, nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje”.  

Ora 12:47
Kreu i qeverisë, Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Tahiri dhe ministri i Shendetësisë, beqja kanë vizituar dy efektivët e plagosur në aksionin në Lazarat, që vetëm pak kohë më parë mbërritën në Spitalin e Traumës ne kryeqytet.  

Ora 12:25

Ne kuader te aksionit policor pas ngjarjeve ne Lazarat, policia bene me dije se gjate kontrollit te ushtruar ne Lazarat eshte bere i mundur dhe sekuestrimi i nje automjeti tip benz te bardhe.

Ja çfarë u gjet në automjetin në Lazarat

 Ne te jane gjetur dhe sekuestruar 2 pushke, nje automatik tip kallashnikov, 1 granate, nje kasete me fisheke, nje kembez mitralozi si dhe tre aparate celulare dhe tre qese farmaceutike te dyshuara me lene narkotike te llojit kokaine. “U be shoqerimi i drejtuesit te mjetit Xh.M”- njofton policia. 

Ja çfarë u gjet brenda automjetit të sekuestruar

 Ora 12.03

Mberrin ne Spitalin Ushtarak helikopteri me trupat e dy efektiveve te plagosur ne Lazarat. 

Efektivet e RENEA-s ne Spitalin Ushtarak
Ja cfare u gjet brenda automjetit te sekuestruar ne Lazarat

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura